I dënuar për vrasjen e studentes greke, flet nga burgu shqiptari pasi shoku i hedh fajin: S’më intereson çfarë thotë ai
Eleni Topaloudi dhe dy autorët e dënuar
Aleksandër Luca, shtetasi shqiptar, i arrestuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi, ka dhënë një intervistë nga burgu për mediat vendase. Në një intervistë për “Star Tv”, ai ka komentuar deklaratat e bashkëpunëtorit të tij në ngjarjen që tronditi Greqinë vite më parë, i cili thotë se ai vetë është i pafajshëm ndërsa i hedh fajin shqiptarit.
‘Nuk më intereson çfarë del dhe çfarë thotë greku. Unë kam një avokat’, -tha ai pasi shoku i ngushtë drejton gishtin nga ai për vrasjen e 21-vjeçares. Por deklaratat e tij nxitën edhe reagimin e babait të të ndjerës, i cili gjithashtu nuk e la ngjarjen të kalonte pa rikujtuar humbjen e të bijës.
‘E vërteta është e qartë për ne. Ata të dy bënë atë që bënë. Nëse duan, të vërtetojnë se cili nga të dy e goditi, cili nga të dy i vuri thikën, cili nga të dy e hodhi në det’, thotë Giannis Topaloudis, duke argumentuar se një person nuk mund ta bënte i vetëm vrasjen
Kujtojmë se Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinjtë, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit.
Dy të akuzuarit për vrasjen e Eleni Topaloudit nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Shqiptari akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e studentes greke në bashkëpunim me një mikun e tij 21-vjeçar. Eleni ishte e dashura e Aleksandër Lucës, por ky i fundit, sipas mediave greke i kërkoi që të kryente marrëdhënie edhe me shokun e tij. Kur hasën në rezistencën e studentes, miku i shqiptarit e qëlloi atë me shufër hekuri në kokë dhe më pas e hodhën atë në det. Ngjarja ndodhi mbrëmjen 27 nëntorit të këtij viti. Nga goditjet, studentes greke i ishte këputur edhe veshi i majtë. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det. (LEXO KËTU)
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.8%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4899
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Kryepeshkopi Anastas 5 ditë i shtruar në spitalin ‘Ungjillizimi' në Athinë, media greke: Gjendja e tij mbetet kritike
7 Janar, 15:44
-
Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve
6 Janar, 19:57
-
'Zhdukja' e kufirit, grekët dynden në karburantet në Bullgari për naftë e benzinë të lirë
6 Janar, 17:15
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar, 16:02
-
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi vijon të jetë në gjendje kritike! Prej 3 janarit ndodhet i shtruar në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës
6 Janar, 09:10
-
U shtrua në spitalin 'Ungjillëzimi' të Athinës, Kryepiskopi i Shqipërisë, Anastasi në gjendje kritike! Vizitohet nga kryeministri grek Mitsotakis!
5 Janar, 19:22
-
Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis
5 Janar, 07:42
-
Greqi/ Arratisja e 2 shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, policia 'në këmbë' për kapjen e tyre! Media: Janë parë nga qytetarët
4 Janar, 20:23
-
Inteligjenca artificiale zbërthen tekstet e lashta
4 Janar, 16:52
-
U dërgua për mjekim në Greqi, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje shëndetësore të qëndrueshme! Ministri i Jashtëm grek dhe Kryepeshkopi i Athinës i shkojnë për vizitë
4 Janar, 15:23
-
Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu i Kassavetias, mediat greke: Si ka mundësi që kriminelë me një histori të tillë të marrin leje
4 Janar, 13:12
te kalben te dy ne burg plehrat!!
Përgjigju