Dhuna në Asllan Rusi,basketbollistët
amerikanë të Vllaznisë: U shokuam

Dhuna në Asllan Rusi,basketbollistët<br />amerikanë të Vllaznisë: U shokuam
Superkupa e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë pritej të dhuronte emocione mes dy skuadrave në parketin e pallatit të sportit “Asllan Rusi” që u kthye në një arenë beteje mes tifozerisë së dy skuadrave.
 
Tifozët bardheblu sulmuan sektorin ku ndodheshin miqtë nga Shkodra duke detyruar skuadrën e Vllaznisë të braktiste ndeshjen pa u zhvilluar asnjë sekondë.
 
Pas huliganizmit të tifozëve basketbollistët amerikanë, të pa përballur asnjëherë me një situatë të tillë janë shokuar nga ajo që ndodhi.
 
“Kurrë në jetë nuk jemi ndeshur me një situatë të tillë. Jemi të frikësuar dhe të shokuar nga huliganizmi i tifozëve të Tiranës”,
janë shprehur ata.


Trajneri Sarin: E pafalshme, s’ishin marrë masat 
Një reagim ka pasur edhe nga trajneri i skuadrës së Vlazninë i cili shprehet se ajo që ndodhi është e pafalshme.
 
“Ajo çfarë ndodhi ishte e pafalshme. Policia nuk kishte marrë masat e nevojshme për një ndeshje të superkupës. Na vjen keq për atë që u ndodhi tifozëve shkodranë”,
është shprehur Jeronimo Sarin.
 
Gjatë përleshjes së mbrëmshme lojtarët bardheblu tentuan t’i qetësonin por ishin vetë ata që përfunduan viktima të agresionit nga ana e tifozëve të tyre. 
 
Gjatë gjithë momenteve të tensionit nuk munguan koret ofenduese të tifozëve të Tiranës ku ra në sy prania e të miturve mes qindra të pranishmëve në sektorin bardheblu.
 
Një ngjarje e shëmtuar që shëmton imazhin e sporit të basketbollit, por jo e para në sagën e përplasjeve mes dy tifozerive pasi në vitin 2014 në sfidën e futbollit të luajtur në “Loro Boriçi”, mbështetësit bardheblu dhe ata shkodranë u përplasën duke shkaktuar një kaos të vërtetë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)