Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ishte në Korçë ku është pyetur për ngjarjen e rëndë ku 19-vjeçarja në Durrës dyshohet se ka vrarë babanë, si edhe për rastet e dhunës në familje.
Balla tha se Policia ka një protokoll tërësisht të ri për dhunën në familje dhe reagimin, ndërsa u bën thirrje grave apo vajzave të dhunuara që të denoncojnë çdo rast dhune.
“Viti 2023 ka qenë një vit me ngjarje të rënda të krimit brenda familjes dhe po ashtu një numër i rritur i dhunës në familje kjo dhe për shkakun se policia është munduar të identifikoj të gjitha rastet që kemi pasur sinjalizime. Dua të komunikoj me ju faktin se tashmë kemi një protokoll tërësisht tjetër nga Policia e Shtetit lidhur me konstatimin më të parë të një shqetësimi apo të një ankese, përsa i përket dhunës në familje, kryesisht bëhet fjalë për dhunë me bazë gjinore, dhunë seksuale. Unë nxis çdo vajzë, çdo grua, çdo nënë të këtij vendi që të denoncoj rastet e dhunës dhe dua ta garantoj që jo vetëm Policia e Shtetit përsa i përket pjesës që i takon, por edhe institucionet e tjera ju e keni parë dje ne kemi filluar dje një qasje të re sa i përket pronave të sekuestruara dhe konfiskuara nga krimi dhe korrupsioni do mundohemi që një pjesë të këtyre pronave t’i vendosim në shërbim të organizatave jo qeveritare, të cilat të kthehen në strehëza apo në shtëpi për vajzat, gratë e dhunuara.
Kjo betejë nuk është një betejë që mund ta fitoj vetëm Policia e Shtetit. Policia e Shtetit është aty për të bërë ndërhyrjen e parë dhe natyrshëm për të vendosur para ligjit dhunuesin, por kjo është diçka që unë mendoj duhet t’i bëjmë një apel gjithë shoqërisë tonë. Lufta kundër dhunës seksuale, dhunës me bazë gjinore nuk është diçka që zhvillohet dy javë kur mblidhen gjithë shoqatat e këtij vendi për të sensibilizuar. Unë mendoj që kjo duhet bërë çdo ditë dhe ju mediat keni një meritë të veçantë sikurse keni dhe një përgjegjësi të madhe për të sensibilizuar dhe për ta bërë shoqërinë sa më të bashkuar kundër këtij fenomeni të papranueshëm”, tha Balla.
Lajmi kryesor:
Ende asnjë gjurmë nga Ervis Martinaj, Balla: Policia e Shtetit e bën detyrën e saj 24 orë
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.4%
-
Të gabuar
13.4%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor, 16:07
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor, 14:33
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor, 12:51
-
Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, rihapet dosja e vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi, armikut të Ervis Martinajt! Dyshohet se kanë lidhje
17 Dhjetor, 15:10
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Balla pret Presidentin e Institutit Italian për Kujdesin e Punëtorëve, në fokus të drejtat e punëmarrësve shqiptarë në Itali
6 Dhjetor, 14:23
-
Sfidat e procesit të zbatimit të rekomandimeve nga institucionet e pavarura, Balla: Zbatueshmëria është në rritje, të adresojmë problemet!
4 Dhjetor, 15:03
-
Berisha kërkoi 1 minutë heshtje për profesor Repishtin, Balla e 'shigjeton': Fyerje, vite më parë e akuzove si spiun të Sigurimit (VIDEO)
3 Dhjetor, 16:48
-
Balla takim me ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh mes vendeve dhe dialogu politik
2 Dhjetor, 20:07
-
Monitoruesit e Këshillit të Europës në Tiranë, Spiropali: Dalja nga monitorimi, rezultat i reformave! Balla: Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
2 Dhjetor, 10:49
-
DEBATET/ Opozita vendos flamurin serb në Kuvend, Balla u kërkon ta heqin: Mos provokoni! Bardhi: Lërini patriotizmat, vidhni Shqipërinë
18 Nëntor, 18:48
-
Balla takim me deputetin Shaip Kamberi në parlamentin serb: Kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të respektohen
12 Nëntor, 16:22