Dhuna në familje, çdo ditë dy gra kërkojnë urdhër mbrojtje! Koordinatorja për Beratin: Numri i denoncimeve në rritje! 56 raste në 40 ditë

Gratë dhe vajzat nuk gjejnë qetësi në shtëpinë e tyre. Rastet e dhunës në familje raportohen pothuajse çdo ditë pranë policisë së qarkut të Beratit. Rasti më fundit u shënua në fshatin Krekëz, ku 58-vjeçari Idajet Veizllari dhunoi bashkëshorten për motive xhelozie dhe më pas helmoi veten me pesticide.

Referuar shifrave zyrtare për periudhën Janar-shkurt 2022, 56 gra e vajza kanë denoncuar dhunën e burrave, ku 33 prej tyre kanë kërkuar urdhër mbrojtje.

"Ne plotësojmë vlerësimin e riskut që mund të jetë i ulët, i mesëm apo i lartë. Nëse është i lartë veprojmë me veprën penale të dhunës në familje. Gjithashtu viktimës së dhunës në familje i ofrohen të gjitha ndihmat që ka nevojë, strehimi, ushqimi, trajtimi mjekësor, dhe trajtim psikologjik."-tha Valbona Qafa.

Duke folur për Report TV, Koordinatorja e dhunës në familje si dhe dhunës ndaj fëmijëve pranë drejtorisë Vendore të Qarkut Berat Valbona Qafa shprehet se vitet e fundit gratë dhe vajzat janë ndërgjegjësuar. Pra është rritur numri i grave që denoncojnë dhunën psikologjike apo fizike.

"Mund të ketë dhunë fizike, psikologjike, ekonomike. Shkaktare është ajo ekonomike që përparon në dhunë psikologjike dhe fizike."-tha Qafa.

Qafa thekson se rastet më të larta të dhunës janë në fshatra dhe nga burra me nivel të ulët arsimor, por nuk përjashtohen as rastet e dhunë në familje me arsim të lartë.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)