“Duhet të kisha thënë jo”, kur ai më propozoi për martesë, tregon ajo sot. Në pamjen e saj të parë ajo është një grua që i përngjan më shumë një vajze imcake, ku pantallonat fshehin një trup të hollë dhe flokët e zbutur nga shiu i varen në qafë. Ka sy të mëdhenj, plotë dritë, një profil që i shëkëlqen kur flet. Ka pasion në zërin e saj, ka njëkohësisht dhe një liri mendimi që rrallë e gjen. 8 vite më parë ajo ka lindur dy vajza binjake të cilat sot jetojnë në mes dy botëve, asaj të nënës në 5 ditët e shkollës dhe të babait në fundjavë. B.I sot vazhdon doktoraturën për gjuhësi, punon, është rimartuar dhe lufton fortë për të krijuar të ardhmen e saj.
Historia
B.I mbeti shtatzanë gjatë kohës që ishte studente. Në atë periudhë jetone me ish bashkëshortin e saj 12 vite më të madh dhe familjen tij. I lindi vajzat në një vështirësi të madhe fizike, njërën më të vogël se tjetra kur ishte në muajin e 8 të shtatzanisë. Gjatë kohës që u mor me rritjen e vajzave me këmënguljen e saj kërkoi të vazhdonte masterin për gjuhësi. I shoqi nuk ishte entuziast, as e vjehrra. Paratë që i duheshin për masterin ia siguroi i ati dhe i cili me forcat e veta ka ngritur një fermë në rrethin e Fierit. Dy vitet e masterit kaluan shpejt. Ajo i përfundoi me medalje ari dhe pa ndihmën e askujt shkoi dhe trokit vetë në derën e drejtorisë arsimore të qytetit të Durrësit. “mama e ish burrit më thoshte se duheshin para për të fillur punë, por unë i shkova vetë drejtorit. E prita në rrugë dhe i thashë se do doja të shihte notat e mia, nëse ato nuk i thoshin asgjë, unë do të largohesha. Ai sa i pa, më tha ta ndiqja dhe pak javë më vonë unë fillova punë”, kujton ajo. Gjithshka shkoi shumë mirë deri në momentin që B.I qëndronte në shtëpi dhe i përgjigjej zakoneve rutinore të një gruaje shtëpiake. Largimi në shkollë dhe veshjet që duhet t’ia përshtaste ambientit krijuan xhelozirat e para. “Ai ishte një njeri i ftohtë, kujton ajo, aq i ftohtë saqë kur fliste unë i trembesha. Kisha ndryshuar dhe nuk e kisha vënë re sesa shumë kisha ndryshuar. Dikur unë këmbëngluja në mendimet e mia, edhe kur ato ishin të gabuara i mbroja me forcë, por jetesa me të më ndryshoi pa e ndjerë“.
Rrahja
Një nga ditët e zakonshme të mësimit ajo nuk u kthye në shtëpi në orën 14, orar rreth të cilit kthehej gjithmonë, por u kthye në 16 sepse kishin pasur mbledhje me prindër. Në oborr së bashku me vjehrrën gjeti një komshie e cila i tha që i biri nuk i kishte thënë asgjë që kishte pasur mbledhje. “Të nesërmen ndërkohë që isha në mësim, më merr mamaja e tim shoqi në telefon dhe më paralajmëron se ai po vinte të me merrte në shkollë dhe se ishte pak i mërzitur, prandaj të mundohesha ta qetësoja”, rrëfen B. Kur ai shkoi ta merrte në shkollë ajo kujton dhe në të njëjtën kohë përshkon me dorë kraharorin në të cilin pati ndjerë një ftohje të madhe. Udhëtuan drejt shtëpisë në heshtje dhe sa hynë në shtëpi ai i kërkoi të hynin në dhomën e gjumit. Hyra bashkë me të dhe ai mbylli derën nga brënda në të njëjtën kohë që më kërkoi telefonin. I dhashë telefonin dhe për ta qetësuar i bëra një pyetje kot nëse atij nuk i punonte i tiji. Ai kontrolloi telefonin nëse kisha ndonjë gjurmë tradhëtie aty dhe pasi nuk gjeti gjë më tha me zëtë ftohtë që duhet ti tregoja gjithë të vërtetën. Të filloja ti tregoja se ku isha vonuar një ditë më parë. I thashë që nuk kisha asgjë për ti treguar se nuk kisha fshehur asgjë. Atëherë ai mëqëlloi me sa i hante krahu dhe u rrëzova mbi krevat. Ishte i dehur. Pastaj mëtërhoqi dhe u ul në krevat, hapi këmbët dhe më futi mes tyreduke më goditur pa ndalim. Filloi të më rrihte në orën tre të pasdites dhe ndaloi në 5 pasdite. Jashtë derës së dhomës qante vjehrra dhe vajzat. Ai nuk ndalonte. Mendoja gjatë asaj kohe gjithë filmat që kisha parë dhe nuk më vinte asgjë në mend sesi ta qetësoja. E kujtoja se nëpër filma kur një burrë i dhunshëm qëllonte një femër ajo duhet të pranonte çdo gjë që ai i thoshte, por nuk kisha asgjë në mëndje. Ai më rrihte, më kapte për fyti dhe më thoshte se do më vriste dhe pastaj do vriste dhe veten. I thashë që nuk do shkoja më në punë, që mund ta mbante telefonin se nuk doja fare telefon. Në orën 5 mbaroi. Kur hapi derën vjehrra ime u llahtaris kur më pa. Unë nuk e kisha parë ende veten. Kur dola para pasyrës pashë që kisha një kokë katrore. Isha e qetë. I kërkova vjerrës që të ikte bashkë me të për një vizitë. Të qetësohet i thashë. Kur ajo iku mora time motër e cila në atë kohë ishte studente në Tiranë. I tregova gjithçka. I kërkova që të vinte të nesërmen me një taksi dhe të më merrte. Atë natë fjeta për herë të fundit me të. U zgjova nga gjaku që më ishte mbledhur në grykë. Pështyva gjak. I kërkova të mëçonte në spital. Mendoja me vete që një nga mjekeët ndoshta do lajmëronte policinë, por ai më pa pasi infermieri foli me burrin tim. Ke një gërvishtje fyti, tha dhe më dha disa ilace. U ktheva në shtëpi, por frika nuk më linte të qetë mendoja se ai do ripërsëriste sjelljen e tij. Nuk ndodhia asgjë tjetër. Të nesërmen ai iku në punë. Vjehrra më pyeti nëse do shkoja dhe unë në punë. I thashë që nuk shkoja dot me atë pamje që kisha dhe ajo iku vetë në punë. Të iki pa merak më pyeti dhe shtoi hë të keqen nëna ule kokën se kështu kemi bërë ne të gjitha. Punonte si ndihmës mamie. Mora time motër në telefon. Ajo u nis me taksi nga Tirana. Mblodha ca rroba të vajzave qumështin e tyre dhe gjithë dokumentat e mia tëshkollës. Ika me taksi deri në Kavajë. Doja ti largoheshim sa më shumë qytetit sepse kisha frikë se më ndiqte. Kur arritëm në Fieri im atë u llahtaris nga pamja ime. I tregova të vërtetën.”, kujton pa u ndalur ajo. B.I tregon se edhe pse ishte një vajzë e shkolluar, edhe pse kishte lexuar dhjetëra informacione u gjend e papregatitur përballë historisë së saj. Ajo nuk bëri asnjë vizitë ekzaminuese tek doktori. Përveç disa fotografive. Nuk ishte pregatitur në atë kohë për të luftuar. Donte vetëm të jetonte. “Unë sot do të isha një statistikë e kronikës së zezë, nëse ai nuk do ishte ndalur”, shpjegon dhe shton se në fakt ai shkoi nështëpinë e saj po atë natë për të kërkuar falje. Tha që do të ndryshonte. Im atë i tha se nëse unë nuk isha e ndershme ai nuk kishte të drejtë t’më vriste. Ekzistonte ndarja. Atë ditë ai i dha 10 mijë lek që kishin mbetur nga rroga e saj sepse mëngjesin e ditës që e rrahuai kishte tërhequr me kartën e saj 30 mijë lekët e tjera të rrogës së muajit. Një javë më pas ajo u kthye në Durrës në një shtëpi me qera së bashku me vajzat dhe motrën e saj. Madje dhe shtëpinë ia gjeti ish i shoqi i cili kishte premtuar se do sillej mirë dhe do ta linte te qetë derisa ajo të vendoste që të rikthehej ose jo me të. B.I vazhdoi të punonte si mësuese në një gjimnaz të Durrësit edhe një muaj tjetër. Pas një muaji kishin fillluar problemet me të, përsëri. Tentimi që ajo të rikthehej në shtëpi ishte i madh. Derisa një ditë ai shkoi në shkollë dhe tento t’a merrte me forcë për ta futur në makinë. “Më ruajtën nxënësit kujton ajo, ishin tre gjimnazistë të rritur që i thanë ta linte të qetë mësuesen. “Ata nuk e dinin që unë e kisha burrë atë, por më shoqëruan së bashku deri në shtëpi, pas asaj dite unë ika në Fier”, tregon ajo. Ishte e njëjta periudhë kur motra e saj punonte si gazetare në një televizion privat. “Ime motër punonte pa pagesë, se kështu punojnë gjithë gazetarët e rinj që shfrytëzohen për muaj të tërënë shpresë të një kontrate, kujton ajo. Aty ajo kishte njohur pronaren e një shtëpie botuese të cilës i kishte thënë gojarisht se kishte një motër të shkëlqyer në mësime dhe ndoshta do kishte një vend për redaktore letrare. Një javë më pas B u kontaktua nga shtëpia botuese dhe u transferua me punë në Tiranë. Problemet me ish bashkëshortin nuk kishin të sosur. Edhe pse përfundoi në gjykatë, sjellja e tij agresive nuk ndaloi. “Ai duhet të paguante një kuotë për fëmijët. Gjykata i caktoi 10 mijë lekë për të dyja. Unë vetëm për kopështin duhet të paguaja 20 mijë në muaj, por më ndihmoi shumë familja ime gjatë asaj periudhe kujton.” Një vit më pas ish bashkëshorti u martua dhe u nda brenda vitit. Në atë periudhë B.I pati një “konflikt” me një përkthyes për shkak të një redaktimi. Aty nisi historia e saj e dashurisëme burrin me të cilin është martuar. Në momentin që ajo u lidh me tjetrin, ish bashkëshorti u bë agresiv. Filloi ti mbushte telefonin me thirrje, me kërcënime dhe fyerje.Kërcënime dhe fyerje që nuk vinin vetëm në telefonin e saj, por edhe të bashkëshortit të ri. Shkruante fjali ku e akuzonte për sjellje të ulta morale. I drejtohesha policisë, por ata më trajtonin sikur të isha prostitutë. Ai kishte shumë miq në polici. Nuk di çfarë mund të kishte thënë për mua, por patjetër diçka të rëndë sepse trajtimi i tyre ishte denigrues. Nga ana e tij ai ankohej që ajo nuk i jepte vajzat. Ne linim njëvend takimi për të dy, ai nuk vinte, ndërkohë që unë e prisja ai shkonte në polici dhe thoshte se unë nuk ia kisha dhënëpërsëri fëmijët. Më vinte policia në shtëpi për të marrë vajzat. Ishte një periudhë shumë e trazuar. Unë fillova të jetoj me bashkëshortin e ri dhe ndihem e lumtur sepse kuptohemi dhe jemi në të njëjtin nivel, por ai nuk ndalonte. Paratë për vajzat kishte muaj që nuk i hidhte. Nuk më ndihmonte as me veshjet e tyre, as me aparatin e dhëmbëve të njërës prej binjakeve. 100 mijë lekët e tij janë të pamjaftueshme. Një ditë më shkroi se mendonte që tu hapte vajzave një llogari bankare dhe një muaj të më hidhte lekët dhe një muaj ti hidhte në llogari që ato ta përdornin kur të ishin 18 vjeç. Nuk pranova. Vajzat kanë nevojë të rriten, por ai mendonte që këto lekë do ti përdorja unë për veten time, shpjegon ajo. Ish bashkëshorti i hapi një padi për mungesën e respektimit nga ana e saj të detyrimit për ti dhënë vajzat. Në atë kohë B.I u njoh me përmbaresen Enida Kaziu e cila e ndihmo jo vëtëm të zbardhte të vërtetën që B nuk ishte bërë kurrë pengesë mes vajzave dhe ish bashkëshortit por dhe që ai të shlyente detyrimet financiare të munguara në vite. “Tani takohemi para përmbarimit çdo fundjavë. Takoheshim aty në prani të një përmbarueseje e cila herën e parë që më pa, më hodhi një vështrim nga koka tek këmbët dhe më pyeti me keqardhje, një shkollë nuk e mbarove dot ëëë? I thashë se nuk e dija se çfarë dinte ajo për mua, dhe se ndërkohë po mbaroj doktoraturën. Arsyeja që vazhdoj ti çoj vajzat para përmbatrimit në fundjavëpër t’ia dorëzuar ish bashkëshortit është se aty ka kamera dhe veprimet e mia dhe të tij rregjistrohen. I rri larg dhe e shmang sa më shumë të mundem, e shoh kur ulet dhe përkulet mbi vajzat duke i përqafuar me dashuri dhe më kujtohen mesazhet e tij se do vij një ditë që vajzat do ta logjikojnë se çfarë mamaje të keqe kanë pasur. Rrëfmi i B.I zgjat më shuëm se tre orë dhe ajo shpjegon se si historia e saj ka me dhjetëra të tjera. Problemi i detyrimit financiar mes çifteve në shumicën e rasteve duhet të bëhet nëpërmjet përmbarimit sese shumë baballarë i konsiderojnë ato para të vjedhura prej grave të tyre dhe jo si një detyrim real që kanë kundrejt pjellës së tyre. “Arsyeja që dua ta bëj publike këtë histori, nuk ka të bëjë thjeshtë me mua. Ka të bëjë me shumë femra si unë që edhe pse të shkolluara ose jo, në momentin që i hyjnë maratonës së ndarjes gjenden në mes të katër rrugëve të painformuara dhe të pambështetura nga shoqëria. Mënyra sesi policia më trajtonte gjatë kohës që ish bashkëshorti im më denonconte më bën të kuptoj se shoqëria mashkullore nuk ta fal faktin që ti mund të kesh fuqi të ngrihesh përsëri në këmbë dhe t’ia nisësh nga e para. Unë kujtoj gjithmonë që atë ditë në atë dhomë gjumi mund të kisha vdekur, por pata fat të jetoj dhe t’ia nis nga e para”, e mbyll rrëfimin ajo.
Detyrimet e debitorëve, ja çfarë zgjidh përmbarimi
Sipas një raporti të INSTAT, numri i divorceve për vitin 2015 krahasur me një vit më parëështë rritur me 24 përqind. Ky fenomen gjurmët më të rënda i lë në ish-familjet me fëmijë. Enida Kaziu juriste në një zyrë përmbarimore shprehet se shumica e debitorëve janë shumë problematik.
“Një pjesë e tyre janë kumarxhinj dhe nuk kanë me çfarë ti paguajnë detyrimet, ndërkohë që pjesa tjetër e rasteve që vijnë tek ne janë persona që shprehen se nuk i japin lekët e caktuara nga gjykata me pretekstin se “Do i hajë ajo (ish gruaja), nuk mendojnë për fëmijët e tyre. Ka edhe nga ata që nuk duan të paguajnë se pretendojnë që ish bashkëshortja ka të ardhura mjaftueshëm dhe nuk kanë pse ti paguajnë. Në realitet prindërit janë të detyruar të paguajnë për fëmijët derisa ata të mbushin moshën 18 vjeç, vetëm në rastin kur ata vazhdojnë studimet e larta pagesa do të bëhet deri në moshën 25 vjeç. Pas ndarjes nëna duhet të hapi një numër llogarie bankare ku ish bashkëshorti duhet të derdhi kuotën mujore. Nëse personi nuk i derdh këto para, ish gruaja duhet ti drejtohet përmbarimit. Ka nëna që nuk janë të informuara dhe nuk ndjekin procedurat për ta marrë detyrimin. Në momentin që ato shkojnëtek përmbarimi mund të kenë kaluar më shumë se një vit që ata nuk i kanë derdhur detyrimet. Është një gafë e madhe e legjislacionit tonë se përmbarimi ka të drejtë ti kërkoj personit debitor të derdh detyrimin vetëm për 6 muajt e fundit. Për ti detyruar debitorët për të paguar përmbarimi fillimisht i çon një shkresë deboitorit që ai të bëj derdhje vullnetare brënda 5 ditësh. Nëse kjo nuk ndodh përmbaruesi fillon dhe procedon duke dërguar urdhëra për sekuestro të llogarive bankare. Operohet me 16 banka të nivelit të dytë. Gjithashtu dërgon urdhër për sekuestro në QKR nëse ai ka ndonjë biznes të rregjistruar dhe dërgon urdhër në drejtorinë rajonale të transportit rrugor nëse ka ndonjë automjet në pronësi me qëllim që të mos tjetërsoj mjetin. Nëse në këto institucione nuk gjen asnjë pasuri, por zakonisht ndodh që nga një bankë merr përgjigje që ai merr pagën aty dhe në këtërast ka dy mënyra ose do operohet me bankën, ose do operoset me financën e vendit të tij të punës që ti mbahen këto të ardhura që në burim. I vënë në këtë presion ai do filloj ti paguaj. Ka raste kur i mban dosjet të hapura deri në 18 vite për ta monitoruar një prind të tillë. Kjo është dhe arsyeja që përmbaruesit nuk kanë shumë dëshirë për ti marrë këto raste sepse tarifa e fitimit është mjaft e vogël. Në rastet kur ai nuk ka asgjë, mund ti bësh dhe kallëzim penal ky mund të jetë një presion i vogël që ai të vihet në lëvizje dhe ti gjej ato para. Shuma që prindi duhet të paguaj varet nga të ardhurat, ka raste kur një prind paguan që nga 7 mijë deri në 30 mijë lek. Rastet më absurde janë ato kur prindi ka ikur jashtë, dihet vendndodhja e tij, por nuk gjenden kanale komunikimi mes dy shteteve që ai të arrestohet e të kthehet në Shqipëri për ti paguar, kjo e bën personin të përgjegjshëm se ka detyrime për të paguar dhe duhetgjej mënyrën për ti paguar ato” shprehet Enida Kaziu.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)