Altin Dumani e 4 prokurorë të SPAK zbarkojnë në Brazil, Ambasada amerikane: Do çmontojnë bandat shqiptare, transportuese të sasive të mëdha kokaine në Europë

Altin Dumani e 4 prokurorë të SPAK zbarkojnë në Brazil, Ambasada amerikane: Do çmontojnë bandat shqiptare, transportuese të sasive të mëdha kokaine në Europë

Altin Dumani në Brazil

Kreu i Prokurorise së Posaçme kundër Korrupsionit dhe  Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka udhëtuar drejt Brazilit ku dhe ka zhvilluar një takim me zyrtarë dhe prokurorë të polcisë braziliane. I shoqëruar nga Arben Kraja, Adnan Xholi, Vladimir Mara, Dumani bisedoi me homologët brazilianë lidhur me bandat shqiptare të cilat i kanë shtrirë “tentakulat” gjerësisht nëpër Amerikën e Jugut.

Gjatë këtij takimi në fokus ka qenë çmontimi i këtyre grupeve kriminale të cilët transportojnë sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në Europë.  Lajmin për vizitën e kryeprokurorit e ka bërë me dije Ambasada amerikane.

“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi një delegacion që udhëtoi në Brazilia dhe Sao Paulo, Brazil për të forcuar bashkëpunimin me partnerë të rëndësishëm të fushës së zbatimit të ligjit në çmontimin e rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar. 

Z. Dumani dhe kolegët e tij u angazhuan me zyrtarë dhe prokurorë të policisë braziliane të nivelit më të lartë dhe shkëmbyen informacion për fuqinë dhe rolin e jashtëzakonshëm që grupet e krimit të organizuar shqiptar kanë në transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë. 

Zyra Tejoqeanike për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë (OPDAT) mundësoi vizitën, e cila u financua nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shtetit të SHBA. 

Z. Dumani iu bashkuan katër prokurorë të tjerë të SPAK-ut, këshilltari ligjor i SPAK-ut, një hetues i BKH-së, si dhe këshilltari ligjor amerikan dhe një agjent i FBI-së të vendosur pranë SPAK-ut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Krimi i organizuar shqiptar është aktiv në Evropë, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut dhe pjesë të ndryshme të botës, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe Azinë. Mafia shqiptare merr pjesë në një sërë sipërmarrjesh kriminale, duke përfshirë trafikun e drogës, armëve dhe njerëzve.

Mediat e huaja me dhjetëra  herë kanë shkruar artikuj të ndryshëm ku dhe kanë theksuar se si bandat shqiptare janë të përhapura në Brazil dhe furnizojnë Shqipërinë e Europën me “pluhurin e bardhë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane 

Delegacioni u informua nga Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i Brazilit për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët dhe Armatimet, Drejtori për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar, Drejtori për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar, Drejtori dhe Zëvendësdrejtori për Hetimin Financiar, dhe Prokurori i Përgjithshëm që lufton grupin kriminal Primeiro Comando do Capital (PCC) që kontrollon shumicën e rrjetit të shpërndarjes së kokainës në Brazil. Delegacioni gjithashtu u takua me agjentë dhe analistë të agjencive të tjera amerikane të fushës së zbatimit të ligjit në Brazil, përfshirë FBI-në (Byronë Federale të Hetimit), DEA-n (Administratën për Narkotikët), dhe HSI-n (Agjencia e Sigurisë Kombëtare).

“Vizita në Brazil nënvizoi rolin jetik të bashkëpunimit të Shqipërisë me agjencitë e zbatimit të ligjit në shkatërrimin e rrjeteve të krimit ndërkombëtar,” tha Drejtuesi i SPAK Dumani. 

“Forcimi i partneritetit të SPAK dhe krijimi i kanaleve të drejtpërdrejta të komunikimit me homologët tanë në Brazil është jetik për gjurmimin dhe ndërprerjen e aktiviteteve kriminale që prekin dy vendet tona. Së bashku, po bëjmë hapa të rëndësishëm në luftën kundër rrugëve të trafikut të kokainës që kërcënojnë sigurinë e Shqipërisë dhe BE-së.”  

Zyrtarët brazilianë mirëpritën ngrohtësisht Drejtuesin e SPAK Dumani dhe kolegët e tij, duke e vlerësuar arritjet e SPAK-ut dhe duke theksuar rolin e rëndësishëm që SPAK mund të luajë në nivel ndërkombëtar në uljen e ndikimit të rrezikshëm të grupeve shqiptare të krimit të organizuar në Brazil dhe në rajon.

Autoritetet e SPAK dhe ato braziliane ranë dakord të ndihmojnë njëri-tjetrin në ndarjen e informacioneve dhe gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar, duke vendosur kanale jetike komunikimi ndërmjet zbatuesve të ligjit dhe prokurorëve dhe duke rritur aftësinë e SPAK për të luftuar efektivisht grupet shqiptare të krimit të organizuar që veprojnë në Brazil dhe vendet fqinje, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane. 

Drejtuesi i SPAK Dumani gjithashtu theksoi mbështetjen e çmuar nga Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga OPDAT, lehtësimi i të cilit i mundësoi ekipit të SPAK të krijonte këto lidhje të rëndësishme. 

“Mbështetja e partnerëve tanë amerikanë ka qenë e paçmueshme në fuqizimin e SPAK për të përballuar krimin ndërkombëtar kompleks dhe në pajisjen tonë me mjetet dhe aleancat e nevojshme për të përballuar krimin e organizuar në shkallë globale,” tha Dumani.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arti Vlore: 06/11/2024 19:50

    Te arrestoje Edi Ramen dhe shqiperia behet lule ! Ska pse vete deri ne Brazil kot pa lidhje ....

    Përgjigju
  • lilo: 06/11/2024 08:10

    shkoni cmontojini ne vendet e BE/USA se prej aty paguhen parate...follow the money

    Përgjigju
  • Lule bore: 06/11/2024 07:34

    Z.Dumani pse nuk e lini z. Kraja atje ne Brazil? Eshte me mire te rri ai andej qe te kordinohet puna. Edhe pse eshte pak me rrezik se andej nga Brazili probabiliteti qe te zbulohet e vërteta eshte I madhe dhe mund te komplikohet puna. Sespe Brazili vertet ka probleme plot por ka edhe nje te mire te madhe. Se ne shume njerez te padrejte ka shume me shume te drejte qe luftojne per te miren dhe nuk shiten per asgje dhe nuk kursenjne asnje.

    Përgjigju
  • Bello: 06/11/2024 05:52

    Po ça maruan gjith punet ne shqipri ? Bot çmendurirash

    Përgjigju
  • Kuskus: 06/11/2024 04:06

    Ore dakort per sy e faqe te botes plus i duket vetja si DEA. Por kot bandat qe punojn jasht vendit akan pun me shq, dhe qe korupsionin e lekun me te madh e kan politikanet nje drejtir i thjesht me ndonje administrat e ke vila etj etj.. pse skap ato me i fut ne burg e me ja mar ato qe kan se kto bandat qe thoni rrezikojn shum burg per pak lek kur nje politikan aty ben dy vjet e del e gezon leket.. lereni eu apo brazilin te meren me hallet e veta.. sikur te therresim ne pakistanin te meret me emigrabtet pakistamez qe kan ardh.. meruni me shq dhe treguhoni patriot te ashoer per politikanet me sh e beni shembull ato se shq ka ten ne dor te keqe e ishalla ndryshon

    Përgjigju
    • Fasule: 06/11/2024 04:43

      Po ata politikanet qe kane shume leka me ke punojne, me ke I pastrojn lekat di gje ti? Ja pra qe jane bere mbreter si ata edhe keta dhe po e vjedhin populli. Po I marin jeten, pronen te ardhen. Se nuk ngopen as ata qe kalojne andej nga brasili dhe as keta ketu te atedheu, kane shpenzime vella. Nga shpia me halle, dashnoret Po, prokurori Po do te vetat ....skan faj vella. Hajdut dhe kriminela jane te gjithe.

  • Lepuri: 06/11/2024 03:32

    Tani qe vajti Kraja ne anen tjeter te oqeanit shpëtuam! Do mblidhemi te gjithe kafshet e pyllit dhe do festojm se kemi kush na mbron nga gjahtaret....urraaaaa

    Përgjigju
  • Miri: 05/11/2024 22:56

    Bravo e drejta në të drejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

‘2 miliardë transaksione të fiskalizimit janë analizuar me AI’, Karçanaj:  Gati moduli për transpozimin e direktivave të BE-së! Vitin tjetër asistent virtual në e-albania

‘2 miliardë transaksione të fiskalizimit janë analizuar me AI’, Karçanaj:  Gati moduli për transpozimin e direktivave të BE-së! Vitin tjetër asistent virtual në e-albania