Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për edukatoren, Majlinda Dehima, e cila dyshohet se dhunoi 3-vjeçaren në një kopsht në kryeqytet.
Para gjykatës, edukatorja është shprehur se nuk e kam prekur me dorë 3-vjeçaren.
"Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur."-tha Majlinda Dehima në gjykatë.
Ajo u arrestua më 9 nëntor, pra tre ditë më parë, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës. Edukatorja ra në pranga pas publikimit të pamjeve filmike, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.
Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Shoqëri civile dhe qytetarë të shumtë kanë protestuar para kopshtit dhe para Ministrisë së Arsimit duke bërë thirrje, që të tilla raste dhune të ndëshkohen maksimalisht.

M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.7%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.8%
Vota total: 561
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtari i lartë i policisë italiane i kthen vizitën Prodës: Bashkëpunim solid në luftën kundër krimit të organizuar, informacione pa barriera dhe struktura të përbashkëta
26 Mars, 15:32
-
'S'i kam bërë llogaritë për mbijetesën', Bledi Shkëmbi: Tirana e ka të vështirë kundër Bylisit
26 Mars, 14:04
-
Hapet konkursi/ ‘Fetë nën një çati', detajet e 'Parkut të besimit'! 210 mijë m² pranë Kalasë së Petrelës! 100 struktura fjetjeje e restorante me gatim tradicional
26 Mars, 13:23
-
Ishte shpallur në kërkim nga policia/ Arrestohet 41-vjeçari, rezulton me 5 vite i dënuar për prodhim dhe shitje droge
26 Mars, 12:36
-
Tiranë/ Hodhën dy shishe benzinë në oborrin e një shtëpie, arrestohen dy të miturit! Momenti kur largohen me vrap
26 Mars, 12:18
-
Nuk pati oferta të suksesshme në thirrjen e parë, Korporata e Investimeve rihap garën për projekt-idenë e Bibliotekës së re Kombëtare
26 Mars, 12:04
-
Hoxha takim me ministrin danez për Migracionin dhe Integrimin: Mbështesim fortë Shqipërinë, në rrugën drejt BE
26 Mars, 11:34
-
Tifozat Kuq e Zi ‘i zënë’ derën FSHF-së: Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë
26 Mars, 09:40
-
KF Tirana i mbetet Refik Halilit, Gjykata e Lartë anulon shitjen e klubit
26 Mars, 09:05
-
‘Celulë më celulë’/ Rama batuta nga Njësia 6: Gonxhe, nuk e di a bëjmë unë dhe ti për balet! Ata që votojnë për herë të parë, të japin votën për BE
25 Mars, 22:36
-
I terrorizuar nga izolimi ndërkombëtar, Berisha lajmëron shqiptarët se e ka ftuar Greqia në Festën Kombëtare!
25 Mars, 19:35
-
Jorida Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, qytetarët janë braktisur nga qeveria
25 Mars, 14:20