Dhuna në Kuvendin maqedonas
SHBA: Autorët të japin llogari

Dhuna në Kuvendin maqedonas<br />SHBA: Autorët të japin llogari
Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e dhunshme ndaj anëtarëve të parlamentit të Maqedonisë, pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryeparlamentar.

Përmes një deklarate, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se kryetari i ri i Kuvendit do të ketë mbështetjen e tyre të plotë për ta ndihmuar Maqedoninë që të ecë përpara në rrugën evropiane.

“Dhuna nuk ka vend në proceset demokratike. Shprehim keqardhjen tonë për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre.

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje autoriteteve të Maqedonisë për të siguruar sigurinë e të gjithë anëtarëve të Parlamentit, të hetojnë me detaje sulmin dhe të kërkohet llogari nga ato që shkaktuan dhunën”,
thuhet në qëndrimin e DASH.

Shtetet e Bashkuara apelojnë tek të gjitha partitë që ta ruajnë qetësinë dhe t’i respektojnë ligjet dhe proceset demokratike në Maqedoni. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën