TIRANE-Lidhur me sulmin e dhunshëm në Kuvendin e Maqedonisë ditën e djeshme, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka pasur një bisedë telefonike me kreun e sapo zgjedhur të Kuvendit maqedonas, shqiptarin Talat Xhaferri.
Meta ka i ka shprehur Xhaferrit keqardhje për dhunën dhe e ka quajtur atë të papranueshme në parlamentin e Maqedonisë.
Ai gjithashtu i uroi suksese Xhaferrit në detyrën e re, dhe e siguroi Xhaferrin për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë ndaj stabilitetit dhe demokracisë në Maqedoni.
“Mbështesim zgjidhjen e krizës ne Maqedoni përmes mjeteve kushtetuese e demokratike. Konflikti është politik jo nder-etnik”, u shpreh Meta.
Nga dhuna e djeshme në Kuvend mbetën 102 të plagosur, 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë. Mes të dhunuarve ishin lideri i opozitës Zaev dhe deputeti shqiptar, Zela.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com