Dhuna në ndeshjen Tirana-Bylis, ish-futbollisti i kombëtares: FSHF përgjegjëse për dështimin e organizmit! Kampionati shqiptar farsë, drejtohet nga biznesmenë

Superliga shqiptare e futbollit u përfshi në javën e fundit nga dhuna, konkretisht në ndeshjen Tirana-Bylis, ku tifozët u futën në fushë dhe sulmuan arbitrin. Për ish-futbollistin e kombëtares Eduart Abazi, organizmi i ndeshjes ishte shumë i keq dhe përgjegjëse për këtë është FSHF. Sipas Abazit mënyra si organizohet futbolli shqiptarë është komplet përgjegjësi e FSHF-së.

‘Për momentin e lojës Tirana-Bylis organizmi ishte jashtëzakonisht i keq. Siguria e kësaj loje duhet të ishte në mënyrën më të mirë të organizuar nga të gjitha instancat që përbëjnë faktorin garë. FSHF është e dështuar në këto organizmit e garave, duke pasur parasysh se në 20 viteve kanë ndodhur shumë dhuna në kampionatin shqiptar. Mënyra si organizohet futbolli shqiptarë është komplet përgjegjësi e FSHF-së. Me një president të dështuar i cili kërkon me diktaturë që të mbajë të gjithë futbollin në Shqipëri.’- tha Abazi.

Ish-futbollisti i kombëtares, u shpreh se kemi të bëjmë me një kampionat farsë, pasi sipas tij sporti në vendin tonë drejtohet nga biznesmenë, me në krye Armand Dukën, të cilët nuk kanë interes për futbollin.

‘Është një kampionat farsë dhe gjatë këtyre 20 viteve me këtë sistem të 10 ekipeve është mjaft i kontrollueshëm. E dimë se sporti drejtohet nga biznesmenë që nuk kanë interes për futbollin, por për që të përftojnë. Një nga këto biznesmenë është edhe presidenti FSHF-së dhe është alarmante të udhëhiqet nga ky person dhe stafi i tij teknik. Nis tek FSHF aty të gjitha këto skandale. Është aty që këto manipulojnë publikun e ka kampionat të mirë, kampionat të mirë nuk ka, cilësi nuk ka, shpresoj që javën e fundit të kalojë me qetësi dhe të marrë më të mirën e mundshme ai ekip që e meriton.’- tha ai.

Superliga shqiptare e futbolli u përfshi në javën e fundit nga dhuna. Tirana barazoi 2-2 me Bylis, me bardheblutë që humbën vendin e parë në stadiumin e Rrogozhinës.

Pas ndeshjes tifozët u futën në fushë dhe dhunuan arbitrat, me kryesorin Krident Meta që në të 74 minutë akordoi një penallti pa u konsultuar me VAR. Një ndërhyrje në zonë e Behiratches kundër Kaçorrit ka bërë që Meta të drejtonte gishtin nga penalltia, me tifozët që u acaruan për një ndërhyrje në limitet e lojës së rregullt.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aliu: 28/05/2023 14:59

    Mëse e vërtetë që kampionati shqiptar është një farsë. Duke filluar nga Duka, Shulku e me radhë. Tifozë e shkretë vriten me njëri tjetrin, ndërkohë që pas kuintave çdo gjë është paracaktuar nga shefat e FSHF dhe biznesmenët mafiozë te skuadrave, si Demi, Halili, Vogli, Demrozi, ai i Teutës (se nuk po më kujtohet emri), e gjjthë shpura e tyre qwë kërcënojnë e shantazhojnë këdo që u del përpara…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët