Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi sot javën e 35-të dhe të parafundit. Pas kësaj jave kreu i renditjes ka ndryshuar, me Partizanin që edhe pse me pikë të barabarta me Tiranën (64) është në krye. Në "Elbasan Arena", Kastrioti humbi 1-4 me Partizanin duke u rrëzuar zyrtarisht nga elita, teksa në stadiumin e Rrogozhinës, Tirana pritëse barazoi 2-2 me Bylis, me një penallti të akorduar nga kryesori Kridens Meta pa u konsultuar me VAR, çka solli përleshje masive në fundin e ndeshjes. Në "Loro Boriçi", Vllaznia dhe Laçi barazuan 1-1, teksa në Kukës, vendasit u ndanë 0-0 me Erzenin. Në "Niko Dovana", Teuta fitoi 1-0 me Egnatian.
Në duelin mes Tiranës dhe Bylis, skuadrat u ndanë 2-2 në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë. Fundi i ndeshjes ka qenë i tensionuar, teksa dhjetra tifozë kanë hyrë në fushë dhe kanë dhunuar arbitrat. Gjithçka lidhet me një penallti të dhënë nga Kridens Meta kundër Tiranës, me bardheblutë që protestuan ashpër. I gjithë stafi teknik dhe presidenca zbriti në fushë, me polemikat që shoqëruan pasndeshjen pasi arbitri nuk u konsultua me VAR-in. Forcat e sigurisë dhe policia nuk mundën të ndalnin tifozët, me arbitrat që u vendosën në shënjester. Protesta edhe nga trajneri Orges Shehi, që u pa në një tjetër version në këtë fund ndeshje. Vetë presidenti Refik Halili zbriti në fushë, dukshëm për të qetësuar të tijtë. Me këtë barazim një javë nga fundi i Superligës, Partizani dhe Tirana janë me pikë të barabarta (64), me të kuqtë që për shkak të ndeshjeve direkte mbajnë kreun. Sa i takon ndeshjes, Tirana kaloi në avantazh me Hilën në të 24 minutë, teksa u barazuan nga Danladi pas një gafe. Sërish Hila në të 54 shënoi për Tiranën, ndërsa Adili nga penalltia nuk gaboi në të 87 minutë.
Në "Elbasan Arena", Kastrioti humbi 1-4 me Partizanin dhe tanimë është i rrëzuar zyrtarisht nga Superliga. Krutanët kaluan të parët në avantazh me Grecën në të 9 minutë, para se Rrapaj dhe Da Silva të shënonin dy gola për përmbysjen që në pjesën e parë. Më pas Murataj dhe Da Silva me dopietë dërguan shifrat në 1-4. Me këtë fitore dhe barazimin e Tiranën, Partizani kryeson Superligën një javë nga fundi i sezonit.
Superliga - java 35-të:
Kastrioti 1-4 Partizani (Greca 9' / Rrapaj 40', da Silva 45', 65', Murataj 59')
Tirana 2-2 Bylis (Hila 24', 54' / Danladi 28', Adili 87')
Kukësi 0-0 Erzeni
Teuta 1-0 Egnatia (L. Vila 3')
Vllaznia 1-1 Laçi (Balaj 47' / Guindo 73' (p))
Java 36 - e fundit:
E hënë, 29 maj 2023 - 16:00
Bylis - Vllaznia
Egnatia - Kukësi
Erzeni - Tirana
Laçi - Kastrioti
Partizani - Teuta
Renditja:
Portieri i Tiranes Visar Bekaj ka dal i dorëzuar pas barazimit me Bylisin, ku ka pranuar se shanset e bardhebluve për të fituar titullin janë të pamundura.
“Titulli kampion është gjë e pamundur tani me ndeshjen e fundit, jetojmë në Shqipëri, dihen gjërat sesi do të shkojnë. Është turp i madh, na është hedhur poshtë djersa. Ne jemi krenar shumë për veten tonë, nuk dorëzohemi asnjëherë. Nuk e panë në VAR, asgjë fare. Orges Shehi na ka komplimentuar të gjithëve, kemi bërë një sezon fantastik, kemi fituar shumë ndeshje. Tani kemi edhe Kupën. Erdhi presidenti Halili dhe na tha se ishte shumë krenar për të gjithë ne. Nuk mund të flas dot më shumë se kaq”, u shpreh Visar Bekaj për Oversport.
Disa tifozë të Tiranës janë shoqëruar nga policia pasi dhunuan arbitrin Kridens Meta në ndeshjen Bylis-Tirana.
“Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Tirana dhe Bylis barazuan 2-2 për javën e parafundit të Superligës në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë. Bardheblutë humbën vendin e parë, teksa fundi i ndeshjes ka qenë i tensionuar, teksa dhjetra tifozë kanë hyrë në fushë dhe kanë dhunuar arbitrat. Gjithçka lidhet me një penallti të dhënë nga Kridens Meta kundër Tiranës, me bardheblutë që protestuan ashpër.
Zyrtarët dhe dejtuesit e Tiranës nuk kanë folur për mediet, teksa pas ndeshjes ka folur për Oversport vetëm portieri Visar Bekaj.
“Jemi krenar për sakrificën që kemi bërë këto 35 ndeshje dhe është turp që të hidhet poshtë puna dhe djersa nga një vendim i tillë. Të shohim se çfarë do të thonë ekspertët për episodin e penalltisë. Jam krenar për çunat dhe ne nuk dorëzohemi. Kemi edhe ndeshjen e kupës dhe do të fokusohemi për të. Duket sikur dorëzoheni në garën për titull? Jetojmë në Shqipëri, ne do të japim maksimumin edhe ndaj Erzenit, por është e pamundur, sepse tashmë dihen gjërat. Jemi të gjithë të mërzitur, trajneri është krenar me ne, me punën. Ky është futbolli, disa persona marrin vendime të nxituara. Ne kemi edhe 2 ndeshje ku do të japim maksimumin, ishalla fitojmë Kupën. Nuk ka mbaruar asgjë me këtë ndeshje, ne duhet të shohim përpara. Presidenti? Tha që jam krenar me ju dhe rini të qetë”, ka thënë mes të tjerash Bekaj.
Vllaznia dhe Laçi barazuan 1-1 për javën e 35-të në Superligë. Ndeshja nuk kaloi pa kontenstime për arbitrat, teksa tifozët kanë nxjerrë inatin te makinat në parking. Një nga mjetet e dëmtuara është edhe ajo e zyrtarit të FSHF-së, Alban Tafaj. Delegati i ndeshjes ka dënuar këtë akt.
"Në momentin që përfundoi ndeshja, vështirë të nxirrnim arbitrat nga stadiumi. Bashkë me ata duke dalë nga stadiumi e gjej makinën time të dëmtuar nga xhamat. Është një incident që e dëmton këtë qytet dhe futbollin e këtij qyteti. Më vjen keq që ndodhi, jo vetëm mua, por edhe në rast se do t’i ndodhte dikujt tjetër. E vetmja gjë që më ka indinjuar më shumë është gjesti nga tifozët shkodranë. Më shumë e kam problemin me organizatorët e klubit që nuk i zgjidhnin dot këto probleme", tha Alban Tafaj për Oversport.
Makina e dëmtuar
Në "Elbasan Arena", Kastrioti humbi 1-4 me Partizanin dhe tanimë është i rrëzuar zyrtarisht nga Superliga. Krutanët kaluan të parët në avantazh me Grecën në të 9 minutë, para se Rrapaj dhe Da Silva të shënonin dy gola për përmbysjen që në pjesën e parë. Më pas Murataj dhe Da Silva me dopietë dërguan shifrat në 1-4. Me këtë fitore dhe barazimin e Tiranën, Partizani kryeson Superligën një javë nga fundi i sezonit.
Në duelin mes Tiranës dhe Bylis, skuadrat u ndanë 2-2 në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë. Fundi i ndeshjes ka qenë i tensionuar, teksa dhjetra tifozë kanë hyrë në fushë dhe kanë dhunuar arbitrat. Gjithçka lidhet me një penallti të dhënë nga Kridens Meta kundër Tiranës, me bardheblutë që protestuan ashpër. I gjithë stafi teknik dhe presidenca zbriti në fushë, me polemikat që shoqëruan pasndeshjen pasi arbitri nuk u konsultua me VAR-in. Forcat e sigurisë dhe policia nuk mundën të ndalnin tifozët, me arbitrat që u vendosën në shënjester. Protesta edhe nga trajneri Orges Shehi, që u pa në një tjetër version në këtë fund ndeshje. Vetë presidenti Refik Halili zbriti në fushë, dukshëm për të qetësuar të tijtë. Me këtë barazim një javë nga fundi i Superligës, Partizani dhe Tirana janë me pikë të barabarta (64), me të kuqtë që për shkak të ndeshjeve direkte mbajnë kreun. Sa i takon ndeshjes, Tirana kaloi në avantazh me Hilën në të 24 minutë, teksa u barazuan nga Danladi pas një gafe. Sërish Hila në të 54 shënoi për Tiranën, ndërsa Adili nga penalltia nuk gaboi në të 87 minutë.
Superliga shqiptare zhvilloi sot javën e 35-të dhe të parafundit. Në duelin mes Tiranës dhe Bylis, skuadrat u ndanë 2-2 në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë. Fundi i ndeshjes ka qenë i tensionuar, teksa dhjetra tifozë kanë hyrë në fushë dhe kanë dhunuar arbitrat. Gjithçka lidhet me një penallti të dhënë nga Kridens Meta kundër Tiranës, me bardheblutë që protestuan ashpër. I gjithë stafi teknik dhe presidenca zbriti në fushë, me polemikat që shoqëruan pasndeshjen. Forcat e sigurisë dhe policia nuk mundi të ndalte tifozët, me arbitrat që u vendosën në shënjester. Protesta edhe nga trajneri Orges Shehi, që u pa në një tjetër version në këtë fund ndeshje. Vetë presidenti Refik Halili zbriti në fushë, dukshëm për të qetësuar të tijtë. Me këtë barazim një javë nga fundi i Superligës, Partizanit dhe Tirana janë me pikë të barabarta (64), me të kuqtë që për shkak të ndeshjeve direkte mbajnë kreun.
tarana merton zbritje nga kategoia
PërgjigjuO Sami! Mso me shkrujt, pastaj komento! Mbase veprimi i tifozëve është i gabuar, POOOR, a e kupton që veprimi i arbitrit ishte i qëllimshëm me një 11-m të paqenë??? Minimumi të konsultohej me VAR-in! I gjithë mundi, investimi dhe djersa e lojtarëve hidhet poshtë në mënyrë tallëse!