Dhuna në protestën e 'Unazës së Re'/ Veliaj: Tirana nuk ndalet, do të triumfojë mbi barbarinë
Momenti kur protestuesit tentuan që të futen në bashkinë e Tiranës me forcë
Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së banorëve të ‘Unazës së Re’ të mbështetur edhe nga deputetët e opozitës. Veliaj shpreh mirënjohjen për policët e bashkisë për qytetarinë e treguar, sikur thotë ai, përballë partisë së dhunës, hurit dhe zjarrit. Ai u uron shërim të shpejtë 7 efektivëve që u lënduan, ndërsa shprehet i vendosur për vijimin e projektit.
Mirënjohje të thellë policëve bashkiakë për qytetarinë e treguar përballë partisë së dhunës, hurit e zjarrit! Shërim të shpejtë oficerëve të plagosur! Si tek Lodrat, Sheshi Skënderbej dhe Pazari i Ri, puna do e mundë dhunën, dhe qyteti do triumfojë mbi barbarinë! Ta harrojnë, Tirana nuk ndalet më!
Erion Veliaj
Banorët e 'Unazës së Re' protestuan sot sërish përballë bashkisë së Tiranës në ditën e 14 kundër shembjes së banesave të tyre që preken nga projekti i zgjerimit të 'Unazës së Madhe' (Lexo këtu). Situata u tensionua për disa momente dhe banorët sulmuan Bashkinë e Tiranës me tymuese dhe vezë, si dhe qëlluan gazetarët teksa tentuan të hyjnë me forcë në Bashkinë e Tiranës.
Gjithashtu, në drejtim të efektivëve të policisë bashkiake të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë u hodh edhe një bombë molotov, e cila shpërtheu në flakë te dera e Bashkisë, duke lënduar 7 punonjës të policisë bashkiake, të cilët janë transportuar në spital për ndihmën e parë mjekësore. Tre nga efektivët janë goditur me mjete të forta, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar djegie nga shashkat.
Për projektin e Unazës së madhe parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Por banorët kundërshtojnë vendimin dhe kërkojnë kompensim të plotë, ndërsa bashkia ka ofruar 3 vite bonus qiraje për ata që nuk kanë dokumentacion dhe është shprehur e vendosur për të vijuar projektin.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
32.6%
Vota total: 1692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hetimi pasuror, Veliaj në Këshillin Bashkiak: U denoncova nga një njeri që s'ekziston, kurth i sajuar! Këtu do jemi, në maj u mundim
26 Dhjetor, 16:32
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor, 09:19
-
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, apeli i kryebashkiakut Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës
22 Dhjetor, 12:12
-
Veliaj inspekton punimet në shkollën ‘Ibrahim Hima’ në Vaqarr: Llafet e sherret i merr era, shkollat mbeten
21 Dhjetor, 13:41
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor, 14:45
-
Veliaj inspektim në shkollat ‘Mustafa Greblleshi’ dhe ‘Sandër Prosi’: Me mure rrethuese dhe terrene të reja sportive për fëmijët
19 Dhjetor, 14:06
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor, 18:28
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor, 18:09
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor, 17:17
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05
-
Pesë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar që i bashkohen energjisë së jashtëzakonshme të Tiranës
16 Dhjetor, 18:08
Faleminderit për gjithçka ERJON VELIAJ. Vazhdo punën Erjon dhe mos u Spraps për asnjë çast nga BANDITËT dhe HORRAT e PDsë dhe LSI(LesheLisë) HAJDUTËRISË ! Të FALENDEROJ pafund ERJON
PërgjigjuPSE DUHET TE PAGUAJE POPULLI PER ATA QE ZAPTOJNE TOKA E NDERTOJNE PA LEJE …..????KU ESHTE PARE KJO POPULLI DELE RRi e shikone hajdutet shpellare qe perfitojne ne cdo qeveri