TIRANE - Konfliktet dhe sherret e njëpasnjëshme në gjimnazet e Tiranës kanë regjistruar viktima dhe dhjetëra të plagosur në statistikat vjetore të policisë. Rasti më i fundit i plagosjes me thika të dy gjimnazitëve 17-vjeçare ka qenë në gjimnazin “Qemal Stafa” ku pas një sherri të lindur në Facebook, është përgjakur oborri i gjimnazit.

Ndërkohë që gazeta Shqiptarja.com sjell sot një tjetër histori dhune në gjimnaze. Artan Çelmeta, ish-punonjës policie është detyruar të largojë nga gjimnazi “Andon Zako Çajupi” djalin e tij, pas dhunës që i bënin nxënës të tjerë dhe kërcënimeve me thikë. Ai është ankuar te drejtori i shkollës dhe te polici i zonës, por ata i kanë dhënë si zgjidhje identifikimin e djemve, ose largimin nga shkolla dhe pas kësaj ai e ka transferuar djalin në gjimnazin e Pezës.

Historinë e plotë mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com
LEXO SHKRIMIN E PLOTE

(sg/shqiptarja.com)