'Dhuna normale në Shqipëri, Armand Duka produkt i qokave', Rudi Vata për Report TV: Sylvinho do kohë, problem mungesa e Brojës dhe Kumbullës

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata ka folur për Report Tv nga Skocia, duke analizuar Superligën shqiptare dhe ekipin kombëtar. Për emisionin "Sot Live në Shqipëri" me gazetarin Andi Kapxhiu, Vata ka thënë se dhuna në javën e fundit ka ardhur sepse sistemi i qokave në futbollin shqiptar është ndërtuar i tillë. Për të, nga ky sistem po humbasin shumë talente. Sa i takon Kombëtares, Vata është i mendimit se Sylvinho do kohën e duhur.

"Dhuna në Tirana 2-2 Bylis? Nuk kam të tjera pritshmëri, këto janë normale në kampionatin tonë. Ka shumë paragjykime, gënjeshtra dhe qoka, kështu është ndërtuar dhe drejtuar nga sistemi. Ai sistem është ndëruar për të shkatërruar futbollin dhe jo për të rregulluar. Ka vite që këto gjëra ndodhin. Për të arritur në nivelin mesatar në futboll, duket të ketë rritje. "Sistemi Duka" ka shkatërruar të ardhmen, aty ka qoka dhe nepotizëm. Shërbëtorët e sistemit janë futur në grackë dhe nuk kanë si dalin. Njerëzit mediokët dhe të paaftë të shërbejnë me çdo çmim. Humbet e ardhmja e futbollit me djemtë e rinj. Skuadrat në Shqipëri janë të falimentuara dhe më pas luftojnë sistemin. Më pas sistemi sjell edhe kompensimin nga sezoni në sezon. Nëse nuk ndryshon sistemi do kemi këto probleme. Njeriu i parë i sistemit është produkt i qokave dhe nuk mundet të ndërtojë një futboll elitar. Edhe shtetin e kemi në këtë formulë, institucionet kanë këtë pasqyrë, flasim për korrupsion dhe çdo gjë tjetër. Duket plan 10 vjeçar për të ndërtuar gjëra sportive me njerëz që kanë mentalitet. Me njerëz që jetën e kanë kaluar në karrige nuk ndërtohet futbolli", tha fillimisht shkodrani.

Më pas Rudi Vata foli edhe për titullin kampion në javën e fundit të sezonit, teksa për të nuk ka asnjë dallim sa kohë spektatorët janë jashtë impianteve sepse nuk besojnë te gara e ndershme.

"Gara në ndeshjen e fundit? Nuk shikoj gjë të jashtëzakonshme nesë e fiton Tirana apo Partizani. Unë e shoh më larg, veç këtyre. E shoh kur tribunat janë plot dhe njerëzit kanë besim. Kjo është fatkeqësia se stadiumet janë bosh dhe nuk tërheqin. Partizani dhe Tirana janë klube të mëdhenj. Këto që ndodhin në fund janë komike dhe dallavere. Vllaznia si klubi më i vjetër nuk është më i afti për të arritur në këto nivele. Nuk ka njerëz të aftë që kompromentojnë sistemin dhe nuk janë trajnuar për këtë sistem. Kushdo ta fitojë kampionatin, nuk është mrekulli në botë. Shumë do jenë të pakënaqur. Qëllimi në mënyrë të padrejtë ka kënaqësi, e kundërta sjell zhgënjim të madh. Në Shqipëri ai që vjedh më pak thotë jam më i mirë, se ai që ka vjedhur më shumë. Këto njësi matëse që kanë votuar për këtë sistem, do kenë djem dhe nipër që nuk do e marrin "abc-në" e futbollit si duhet", tha Vata.

Për ish-kapitenin, Kombëtarja kërkon kohë të dalë në idetë e Sylvinhos, teksa duhet maksimumi në ndeshjet e radhës kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe në 17 dhe 20 qershor.

"Kombëtarja? Pres që skuadra të shfaqë vlerat e lojës. Nuk shoh lojë bindëse, për ato pritshmëri që kemi, për të shkuar në Botëror apo Europian. Mungesa e Brojës dhe Kumbullës ndikon, janë lojtar elitarë. Meriton trajneri të ketë kohën e vet, ka futbollistë të ndërtojë lojën e tij. Jemi në lojë për diçka, duhet të llogaritet se s'ka ndeshje të lehta apo të vështira. Çekia dhe Polonia do kenë situatë si ne, të marrim maksimumin e lojës. Në fundin e kampionateve lojtarët janë të lodhur dhe duhet përqëndrim", tha Rudi Vata.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uahahahaha: 26/05/2023 13:43

    E kur ben ky si mjeshter futbolli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje