"Dhuna", PD: Heshtja e Ramës
në shërbim të aleancës me krimin

në shërbim të aleancës me krimin">
 TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike Keltis Kruja ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama duke e etiketuar si “në shërbim të aleancës me krimin”. Kjo sipas deputetit është e justifikueshme pse Rama në 12 ditët e fundit nuk ka reaguar ende “pas publikimit të provave të inkriminimit të mazhorancës, dhe goditjes e kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të opozitës.”

“Dhe Edi Rama e qep gojën pas publikimit të dosjes së plotë dhe fakteve të pakontestueshme të inkriminimit që ai i ka bërë parlamentit me futjen e deputetëve me të kaluar kriminale.”- prononcohet Kruja.

Gjithastu PD ka nënvizuar shumë herë konfliktin fizik mes deputetit Ndoka dhe deputetit Strazimiri duke akuzuar kryeminstrin Rama për pasivitet të qëllimshëm edhe në denoncimet nga foltoret, ku kanë ngritur mbi deputetin Ndoka dhe akuzat mbi kërcënime telefonike ndaj Laura Vorpsit. Më sakt Rama cilësohet në prononcimin e Krujës si “regjisor i agresionit”.

“Heshtja e Ramës është një provë e gjallë, se është ai regjisori i agresionit fizik dhe kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Edi Rama kërkon t’i mbyllë gojën opozitës në mënyrë që të mos ketë transparencë mbi lidhjet e tij kriminale, mbi dështimet e tij të përditshme dhe në cdo fushë. Edi Rama hesht pas goditjes fizike dhe kërcënimit me jetë të deputetit të opozitës. Edi Rama nuk reagon pas kërcënimit me jetë të zëdhënëses së Partisë Demokratike”- tha për mediat deputeti Kruja.

Deputeti i Partisë Demokratike e interpreton mos reagimin e kryeminstrit Rama si shërbim ndaj krimit që “çdo ditë po fiton terren, madje duke kapur dhe zyrat e shtetit” dhe zotohet në emër të institucionit të tij se Rama do mbajë përgjithësi të gjithanshme ndaj këtyre akuzave të ngritura.

“Duke mos reaguar për aktet banditeske të deputetëve të tij edhe brenda në parlament, Edi Rama tregon se është në shërbim të aleancës me krimin, dhe për fat të keq faktet dëshmojnë se krimi cdo ditë po fiton terren, madje duke kapur dhe zyrat e shtetit.  Partia Demokratike është më e angazhuar se kurrë për të denoncuar lidhjet kriminale të Edi Ramës, dhe ne i bëjmë sërish të ditur se ai do të mbajë përgjegjësi politike, ligjore, personale dhe të gjithanshme për këto lidhje, dhe për cdo akt agresioni dhe kërcënimi ndaj opozitës” -deklaroi në fund të deklaratës deputeti i PD Kruja.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole