Dhuna, Rama: Rrënjët tek problemet
sociale, Meta: Të ndëshkohet

Dhuna, Rama: Rrënjët tek problemet<br />sociale, Meta: Të ndëshkohet
TIRANE - Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilluan sot paradite tryeza të veçanta për të analizuar fenomenin e dhunës në familje dhe shoqëri, rastet e të cilit kohët e fundit janë shtuar së tepërmi. Të dy aktivitetet u zhvilluan në hotel Tirana dhe morën pjesë liderët e partive, Edi Rama dhe Ilir Meta. 

PS, RAMA: RRËNJËT TEK PROBLEMET SOCIALE
Kryetari i PS-së Edi Rama në tryezën e organizuar nga PS-së për dhunën në familje u shpreh se shifrat e kriminalitetit dhe dhunës në familje janë rritur, në krahasim me vitet e mëparshme. Kreu socialist theksoi se dhuna i ka rrënjët tek ekonomia, varfëria, papunësia, tek arsimimi, analfabetizmi, injoranca dhe duhet përballur aty ku shfaqet.

"Çështja e krimit nuk është një çështje që trajtohet dhe zgjidhet vetëm në përplasjet me krimit, është e rëndësishme beteja e përditshme me shkaqet e krimit. Në 2011 u rregjistruan 19 vrasje në familje, ndërsa në 2012 numri shkoi në 27 vrasje. Nëse flasim për një moment dramatik shifrat e krimit janë më të larta të ndodhura ndonjëherë, përjashtuar vitin 1997. Nga ana tjetër kjo përplasje është e domosdoshme, për t’i kthyer policisë dinjitetin. Dhuna me pasoja e saj është një fenomen kompleks dhe nuk i ka rrënjët tek beteja mes shtetit dhe individit, si një moment përplasje mbi faktin e dhunës, por i ka rrënjët tek ekonomia, varfëria, papunësia, tek arsimimi, analfabetizmi, injoranca. Dhuna i ka rrënjët tek problemet sociale dhe duhet përballur aty ku shfaqet”, tha Rama.

LSI, META: DUHET REFORMIM I KODIT PENAL E KODIT ZGJEDHOR
Një tryezë e rrumbullakët për një shoqëri aktive organizoi sot dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kreu i kësaj partie Ilir Meta foli për nevojnë e reformimit të Kodit të Familjes dhe Kodit Penal. “Nuk kemi vetëm dhunën në familje por dhunën në shoqëri. Disa punonjës të policisë së shtetit janë vrarë. Duhet reformim për Kodin e Familjes dhe Kodin Penal. Rritja e fuqisë ndëshkuese do të rrisë mundësinë për të parandaluar një dhunë në rritje ndaj gruas, fëmijës dhe në shoqëri.


RAMA: ANALFABETIZMI ESHTE RRITUR 5 %
Rama theksoi se në pesë vitet e fundit analfabetizmi është rritur nga 10 në 15 % dhe pjesa më e madhe e atyre që braktisin shkollën janë vajzët, për shkaqet e vështira ekonomike. “Mungesa e arsimimit sot shfaqet përballë dobësive dhe dhunës, është vetëm në hapat e para si fenomen dramatik. Vitet që vijnë mund të jenë shumë më të rënda nëse ndërhyrja nuk do të jetë thelbësore. Shifra e analfabetizimit vetëm në 5 vitet e fundit është rritur nga 10 në 15 %, pjesa më e madhe janë vajzat. Ata që e braktisin shkollën në klasën e 5 dhe 6, për shkak të vështirësive të jashtëzakonshme që lidhen me gjendjen familjare, flasim për fshatin, me vështirësitë e transportit, në sigurinë e vajzës në vajtje-ardhjen në shkollë”, tha Rama.

RAMA: DY DREJTIME: DIPLOME APO ZANAT
Duke folur më tej për arsimit, kreu i PS-së theksoi se analfabetizmi nuk luftohet duke hapur dyert e universiteteve, apo duke shtuar universitetet private, por duhen dy drejtime: universitet ose shkollë profesionale, diplomë apo zanat. “Këto nuk janë kulmi, mund të arrijmë kulme të reja nëse nuk përballemi me këtë fenomen. Nuk e zgjidh problemin e punësimit, as përballja me krimin apo hapja e dyerve dhe dritareve të universiteteve për të hyrë nga të 4 anët, apo shtimi i universiteve private. Rruga me një drejtim për të rinjtë është rruga për të nxjerrë për vit e më shumë të rinj në hapësirën e pashpresë të papunësisë. Rruga duhet të ketë dy drejtime: universitet ose shkollë profesionale, diplomë apo zanat. Problemi i vendeve të punës dhe i rritjes së punësimit nuk lidhet me taksat, është shkencërisht e provuar, nuk është sistemi i taksave baza kryesore”, theksoi kryesocialisti.

KOALICION ME ORGANIZATAT E LEVIZJET E GRAVE
Në fund të fjalës së tij, kreu i PS-së premtoi krijimin e një koalicioni me të gjitha organizatat dhe lëvizjet e grave dhe theksoi se këto probleme janë pasqyruar dhe në programin “Rilindja shqiptare” të Partisë Socialiste.

“Krijimin e një koalicioni që shkon përtej koalicioneve qeverisëse, me të gjitha organizatat që janë të angazhuara prej kohësh si degëzime të lëvizjes së grave që disponojnë jo vetëm ide dhe vullnet por edhe eksperiencën e nevojshme që ta bëjmë këtë betejë bashkë me qeverinë. Para se të marrim votën dëshirojmë të kemi dhe të krijojmë kushtet për një “Rilindje shqiptare”, një program ku themi drejtpërdrejt se çfarë do bëjmë për këtë çështje dhe ku adresojmë dhe padeliruar se mund ta bëjmë natën ditë pa kaluar nata. Luftën e shkaqet e krimit, duke nisur nga arsimi, trajnimi profesional dhe punësimi, kujdesin shëndetësor, krijimin e kushteve për të pasur komunitet dhe sigurisht për të pasur drejtësi që të japë drejtësi. Askush nuk duhet të mendojë që të gjejë drejtësi në pallatin e drejtësisë, ku pallati i qeverisë qeveriset pa drejtësi”, përfundoi Rama.

Redaksia online
(sg/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë