Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadzic e ka pranuar për herë të parë hapur se Presidenti i UEFA-s, Platini është simpatizant i serbëve.
Në një intervistë për mediat në Beograd, Karadzic është shprehur se në KAS, Gjykatën e Arbitrazhit, Sportiv për fat të keq nuk do të kenë mundësi që të kenë mbështetjen e Platinisë, pasi ky institucion është i pavarur nga qeveria e futbollit evropian.
“Nuk është fshehtësi se Platini na do… por këtu ai nuk pyetet. Fatkeqësisht në këtë rast nuk mundet. Vendosin anëtarët e Komisionit Disiplinor, që janë të pavarur, dhe tani edhe Gjykata e Arbitrazhit”, deklaroi Karadzic.
Objektivi i Serbëve
Federata Serbe e Futbollit do të synojë që të mbetet në fuqi vendimi për tre pikët në tavolinë dhe t’i hiqet penalizmi i tre pikëve që u vendos nga Disiplina dhe u la në fuqi nga Apeli.
Sekretari i Përgjithshëm i FSF përmes një interviste për mediat vendase shpalosi synimet. “Ne do të paraqesim prova të reja në lidhje me ndërprerjen e lojës, që kanë të bëjë me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”. Ky provokim ishte i paparë në fushat e futbollit.
Qëndrimi ynë thelbësor është që UEFA t’ia jep Serbisë rezultatin zyrtar të ndeshjes dhe kështu të marrim tri pikë. Unë besoj në fuqinë ligjore të gjykatës”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Zoran Lakoviç.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com