Dhunohet administratori që po ndërton inceneratorin në Shijak. Por jo vetëm kaq  në klinikën e tij është vendosur edhe lëndë plasëse.

Burime për Shqiptarja.com bën me dije se disa persona të paidentifikuar kanë dhunuar Arlind Lalën duke i shkaktuar dëmtime në nofull.

Mësohet se po ashtu  në një laborator që ndodhet në pronësi të Lalës  u vendos një sasi tritoli.

Shpërthimi shkaktoi disa dëme të vogla  materiale në klinike.

Policia po ashtu bën me dije se rreth orës 22:30 të ditës së djeshme në lagjen Petrit Llaftiu” në Shijak  në klinikën e 33 vjecarit me inicialet A.L është evndosur një sasi e vogël lënde plasëse.
 
Kujtojmë se pak ditë më parë  banorët organizuan një protestë për të kundërshtuar ndërtimin e inecenerenatorit  i cili do të grmbullojë dhe do të djeg mbetjet e kafshëve në periferi të Shijakut.

Dhe në bazë të kërkimeve nga Shqiptarja.com rezultoi se sipas ekstratit të regjistrimit në QKR, administrator i grupit që po ndërton incerenatorin rezulton Arlind lala dhe Igli Jakovija.

shijak
Klinika ku u vendos lenda plasese


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com