Dhunë fizike e psikologjike në familje, arrestohen 3 persona në Tiranë

Dhunë fizike e psikologjike në familje, arrestohen 3 persona në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANË- Fundjava e ka gjetur Tiranën me rritje të rasteve të dhunës në familje. 3 persona janë arrestuar ditën e sotme pasi kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj familjarëve të tyre.

Përkatësisht në pranga ka rënë një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet O. Xh. pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Për të njëjtën arsye është arrestuar edhe një 69-vjeçar i identifikuar si Sh. Gj.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se është arrestuar edhe shtetasi B. K., 40 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit duke e goditur me sende te forta.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Xh., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Gj., 69 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. K., 40 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij", shkruhet në njoftimin e Policisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale