Sipas “Hyrriyet Daily News” përplasja fizike mes deputetëve shpërtheu mes ligjvënësve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe deputetëve nga opozita kryesore, Partia Republikane Popullore (CHP) dhe Partia Demokratike e Popullit (HDP), gjatë një seancë me dyer të mbyllura, e cila u mbajt vonë mbrëmjen e së martës.
Mediat turke shkruajnë se janë plagosur Ertuğrul Kürkçü, Musa Cam, Aykut Erdoğdu, Refik Eryılmaz dhe Mahmut Tanal. Kürkçü ka pësuar lëndime në kokë. “Unë mbeta i plagosur në kokë, ndërsa isha duke u përpjekur për të parandaluar një grusht drejt Sebahet Tunçel”, tha Kürkçü, i cili është goditur me karrige hekuri.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)