Rrahu bashkëjetuesen dhe kreu marrëdhënie seksuale me 11-vjeçaren, si u zbulua ngjarja në Tiranë! 25 vjeçari i arrestuar, ushtarak

Arrestimi për dhunë në familje i një 24-vjeçari nga efektivët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë zbuloi një tjetër skandal. Policia ka dyshime se i riu i arrestuar për dhunën e ushtruar ndaj bashkëjetueses ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 11 vjeçe.

Burime pranë policisë konfirmojnë për gazetarin Sokol Dema se gjithçka u zbulua pas zbërthimit të bisedave që Ramis Hysenji me profesion ushtarak ka bërë me vajzën 11 vjeçe. Mësohet se policia shoqëroi edhe vajzën e mitur dhe në prezencën e psikologes ka treguar ngacmimet seksuale që i janë bërë nga Hysenji disa muaj më parë. I riu bashkëjetonte me një vajzë, të cilën e kishte dhunuar, shkak që fillimisht ra edhe në pranga.

Nga dhuna e ushtruar prej burrave të tyre kanë shpëtuar edhe dy gra të tjera në kryeqytet. Policia njofton se këtë të mërkurë se krahas  24 vjeçarit ka vënë në pranga për dhunë në familje edhe një 63 vjeçar, dhe një 30 vjeçar. 

Të arrestuarit janë:

- I. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

- R. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 11-vjeçe; 

- E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore