Dhunë në familje dhe i dehur në timon, arrestohen 4 persona në Elbasan

Dhunë në familje dhe i dehur në timon, arrestohen 4 persona në Elbasan

Foto Ilustruese

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas, tre për “Dhunë në familje” dhe një për “Drejtim të mjetit në gjendje të dehur”.
2 persona Besnik Bardhi, banues në Godolesh, Elbasan dhe Kujtim Sadiku, 52 vjeç, banues në Gjinar kanë ushtruar dhunë në gjendje të dehur dhe për motive të dobta ndaj bashkëshorteve të tyrë, për katësisht F.B 44 vjeçe dhe B.S 54 vjeçe.

 Astrit Qyra, 45 vjeç banues në Elbasan, u arrestua u bë pasi në banesë për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases E.D., 68 vjeçe. Gjithashtu gjatë shoqërimit për në komisariat ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Gjithashtu në vijim të zbatimit të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Përparim Biçaku, 41 vjeç banues në Librazhd u arrestua, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Xibrakë është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Opel” në gjendje të dehur

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI