Një 53 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës nën akuzën e dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij. Në pranga ka rënë 53 vjeçari i identifikuar si B.D.
Gjitashtu janë vënë nën hetim 3 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale, mes tyre A. Gj., 33 vjeç dhe P. Gj., 53 vjeç, të dy banues në Pukë, pasi kanë fyer me fjalë shtetasin A. Gj., 34 vjeç, banues në Pukë.
Gjithashtu nën hetim është vënë 55 vjeçari P.Sh banues në fshatin Apripe Guri të Fierzës pasi ndaj tij ka një denoncim për zaptim të një sipërfaqeje toke në pronësi të një tjetër shtetasi.