Dhunë në familje në Shkodër/ Arrestohet një person dhe procedohen dy të tjerë! 53-vjeçari dhunoi gruan dhe vajzën

Dhunë në familje në Shkodër/ Arrestohet një person dhe procedohen dy të tjerë! 53-vjeçari dhunoi gruan dhe vajzën

Foto ilustruese

Shkodër – Një 53-vjeçar është arrestuar në Shkodër dhe dy persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për dhunë në familje. Sipas njoftimit të policisë, P.G., 53 vjeç banues në Shkodër ka dhunuar gruan dhe vajzën.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin P. G., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre. " , thuhet në njoftimin e policisë.  

Ndërsa procedimi nisi për D.T., 38 vjeç pasu dhunoi gruan e tij dhe E.P., 20 vjeç banues në fshatin Shtoj i Ri pasi ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij.

"Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:   

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;  

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.", thuhet më tej në njoftimin e policisë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)