Dhunë në ndeshjen Tërbuni-Egnatia! Gjakosen lojtarët, klubi rrogozhinas: Gjonaj 'non grata', e çojmë në prokurori për goditjet! Kryebashkiaku i Pukës: Erdhën me skenar

Sherr dhe grushte në Kategorinë e Parë. Një incident u shënua dje në ndeshjen mes Tërbunit dhe Egnatias e përfunduar me rezultatin 1-1 në Pukë. E ndërsa brenda fushës gjithcka shkoi mirë dhe rivaliteti nuk i kapërceu kufijtë sportiv, ndryshe ndodhi sapo gjyqtari vërshëlleu për të mbyllur takimin. Në momentin që dy ekipet po drejtoheshin për në dhomat e zhveshjes mes dy palëve pati tension dhe shtyrje, ndërsa sikur duket edhe nga pamjet nuk kanë munguar grushtet. Në pamje duket edhe një person i fashuar në kokë, që e shoqëron policia. Ndërsa në disa foto që po qarkullojnë në rrjetet sociale dy lojtarë të Egnatias denoncojnë plagët nga goditja që kanë marrë duke u gjakosur. Por përse lindi konflikti? Versionet nga dy palët janë me akuza të ndërsjellta, ndërsa ende nuk ka një reagim nga policia.

Egnatia akuzoi kryebashkiakun e Pukës Gjon Gjonaj për nxitje dhe madje për dhunë dhe e shpalli 'non grata' në Rrogozhinë. "Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Pukë ka një "aktor kryesor” dhe ai është kryetari i Bashkisë se Pukes, z. Gjon Gjonaj. Si ka mundesi qe qytetari i parë i Pukës nuk tenton të ndaloj dhunën e nisur por vazhdon dhe bëhet pjesë e saj duke nxitur dhe të godase mjekun e ekipit tone, Gezim Bibaj i ndodhur ne krye te detyres, por Gjonaj ne te njejten kohe edhe ka kërcënuar pjesën tjetër të lojtarve dhe stafin drejtues. Nga sot Gjon Gjonaj është shpallur "NON GRATA" në qytetin e Rrogozhines qe e ka pritur si mik, duke e respektuar para edhe pas çdo ndeshje, ndersa krejt u kunderta ndodhi ne Puke, ku z.Gjonaj dhr njerez afer tij nuk reshten duke kërcënuar e dhunuar stafin e Egnatias" thotë klubi nga Rrogozhina.

Por kryebashkiaku i Pukës, Gjonaj e hedh poshtë këtë pretendim dhe akuzë duke fajësuar miqtë për skenar të përgatitur. "Po ndjek me vemendje në vazhdimsi reagimet për incidentet e një dite më parë.

Hedh posht me neveri çdo shpifje të atyre të cilet nën petkun e të shenjtit, qëllimin e vetëm kishin provokimin e situatave të dhunshme gjatë gjithë kohës, dhe kjo ishte e dukshme. Ekipi që unë drejtoi nuk është mësuar të shes e të blej ndeshje, ashtu siç askush nga stafi i Terbunit nuk hyn në stadiume i armatosur.

Shpeh keqardhje për skenarin e përgatitur enkas nga stafi i ekipit të Rrogozhinës, ndërsa verej se vazhdojnë skemat e pista te 7-8 viteve më parë. Si kryetar i bashkisë Pukë falenderoi gjithë ekipin e Egnatias që nuk krijuan situata. Çdo gjë u shkaktua qëllimisht nga stafi drejtues i këtij ekipi, i shtyrë nga pislleku për përfitime. Në futbollin e pastër çdo kush e kupton se incidentet nuk i interesojnë asnjë ekipi e sigurisht as Terbunit, aq më teper që ishte në fushen e vet.

Egnatia kishte udhëtuar në Pukë qellimisht për incidente e kjo u pa qartë. Përse incidentet nuk u shkaktuan për asnjë çast gjatë zhvillimit të ndeshjes?! Përse sapo përfundoj ndeshja miqt nga Rrogozhina provokuan rëndë?! Kto janë pak nga shumë pyetjet lidhur me skenarin provokativ të realizuar nga Egnatia në stadiumin e Pukës. Sa për mikpritjen time, këtë do e dëshmonte fort mirë miku im i shtrenjët, presidenti i ndjer i përfaqësueses të Rrogozhinës.

Nuk jamë shquar dhe nuk do të demonstroj kurr dhunë, pasi futbolli duhet të dhuroj knaqësi, por kjo nuk ndodh kur pjesë e tij bëhen pazaret e pista. Një pukjanë nuk merr kurr respekt nga dikush pa ofruar respekt më parë. Jam shumë i bindur se duhet shumë punë të barazohemi, por kjo në këtë moment vlersohet ne frymen e të drejtës. S'fundi më lejoni dhe një apel! Është koha të heqim dorë nga pislleku që ka kthyer sportin dhe fushat sportive në arena pazaresh përmes të cilave parapregatiten skenare dhune" mbyllet deklarata në pritje të një reagimi nga FSHF.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës