Dy përfaqësues të ambasadës keniane në Romë mbërritën në Tiranë dhe takuan shefin e Komisariatit numër 1 në Tiranë, Petrit Hado për të marrë informacione se çfarë po bëhet me hetimet për dhunimin e vajzës keniane në kryeqytet disa muaj më parë dhe a janë identifikuar agresorët.
Keniania Joy Aoko punonte në Shqipëri në një kazino dhe rasti u denoncua publikisht në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv, teksa policia ende nuk e kishte raportuar si ngjarje.
Dosja fillimisht u regjistrua në prokurori për plagosje të rëndë me dashje, por më pas iu rikthye sërish policisë për t'u plotësuar.
22-vjeçarja keniane prej 14 gushtit ndodhet në koma e shtruar në spitalin e Traumës me brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Dyshohet se 22 vjeçarja është hedhur nga ballkoni i dhomës së pallatit ku qëndronte, dhe denoncimin në polici e bëri nga një prej shoqeve.
Nëna e vajzës keniane, që jetonte në Tiranë me disa shoqe të saj, u njoftua nga kompania e kazinosë që vajza e saj kishte përfunduar në spital. Sipas saj vajza u kishte treguar shoqeve se përndiqej nga një shofer taksie i cili vazhdimisht i kërkonte të krijonin raporte intime.
-
Si do jete marre vesh ky shefi i 1 se ky edhe shqipen nuk e zoteron plotesisht ha ha ha ha ??? Te jete per ndonje $ te fik ky po per te zgjidhur krime nuk ka lidhje me ate pune .
Përgjigju -
Po ti ndodhte nei shqiptari ne ndonje vend tjeter as qe do plaste fare shtetit shqiptar.
Përgjigju -
Edhe Kenia interesohet per qytetaret e vet. Konsullatat shqiptare s'ngrene as telefonin...
Përgjigju -
Perse jemi shume te poshter si rrace
Përgjigju -
vend kafshesh te etur per mish....
Përgjigju-
Vend kafshesh jemi ne qe sillemi si kafshe Ka ndonje rast qe ndonje diplomat shqiptar te shkoje ne polici e nje vendi tjeter per tu interesuar per fatin e shtetasve te tyre???Neve na rrofte llapa dhe shqiponje me dy duar qe likja e ben shume bukur
-









Komente
Komento