Ra aksidentalisht apo e hodhën? Është kjo pyetja që mban të veshur me mister ngjarjen e rëndë, që ndodhi më 13 gusht të këtij viti dhe që u mbajt e fshehur për tri muaj me radhë.
Një krim makabër ndaj një punonjëse kazinoje ?!
22-vjeçarja me origjinë nga Kenia J.A po lufton për jetën në një spital të Tiranës, pasi u gjet pa ndjenja poshtë pallatit ku banonte në një apartament në katin e dytë. E reja ishte e punësuar në një Kazino në qendër në Tiranës, kur më 13 gusht të këtij viti ajo u zhduk papritur rreth orës 03:25 deri në orën 07:00 të mëngjesit. Më pas ajo u gjet në gjendje kritike për jetën në rrethana të paqarta, në trotuar. 22-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital nga banorët e zonës, ndërsa mjekët thanë se ajo erdhi me tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Nëna e saj R.A, një muaj pas ngjarjes u njoftua nga kompania ku ishte e punësuar e bija dhe që nga momenti që mbërriti nga Kenia spitali është kthyer në shtëpinë e saj. E bija ndodhet ende në gjendje të rëndë, ndërsa mbahet në jetë përmes aparaturave. Ende e shokuar, ajo flet për herë të parë në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV dhe shprehet e bindur se dikush tjetër fshihet pas kësaj ngjarje.
’Kam ardhur me urgjencë nga Kenia në Tiranë, në shtator një muaj pasi vajzës ikishte ndodhur gjë. U njoftova nga kompania, e cila më preu edhe biletën për të ardhur këtu. Nuk dyshoj tek një aksident apo në një rast vetëvrasje, por jam e bindur që dikush ka dashur ta vrasë kjo pasi ka disa shenja për këtë, si psh: karikuesi i telefonit është tërhequr me forcë nga priza. Ajo ka shenja dhune në trup që tregon se është konfrontuar me dikë, dhe ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e saj. Mjekët më kanë thënë se vajza ka patur për disa minuta mungesë oksigjeni, dhe se ka ardhur e asfiksuar gjë që ngre dyshimet se dikush mund t'i ketë mbyllur gojën me forcë’.
Nëna e J.A tregon dy episode për të cilat e bija i kishte shprehur shqetësimin, ndërsa përndiqej nga një person që i kërkonte lidhje intime.
’Vajza ime është një vajzë e dashur dhe solare. Ajo më ka treguar disa probleme që ka patur më parë. I pari ka qenë një konfrontim që ka patur me një vajzë me të cilën punonte në të njëjtën kompani dhe ndanin bashkë të njëjtën banesë dhe unë i kam kërkuar kompanisë që t’i ndante të dyja për të mos jetuar në të njëjtën banesë dhe kompania e ka bërë. Kjo ngjarje ka ndodhur në fillim të gushtit. Ndërsa incidenti i dytë ka lidhje me një shofer që e transportonte për në shtëpi, i cili e përndiqte nga pas dhe i kërkonte të kishin një raport sëbashku’.
Kjo ngjarje ndaj të resë keniane u mbajt e fshehur për afro tre muaj me radhë, ndërsa për avokatin Idajet Beqiri kjo fshehje hermetike ka një prapavijë kriminale dhe se ky rast është raportuar fillimisht në një media gjermane.
’Kjo ngjarje më 13 gush nuk u bë publike. U gjetën të gjitha mekanizmin që ta bllokonin nxjerrjes e së vërtetës.Fshehja ishte hermetike dhe kjo gjë më habit shumë. Unë kam rënë në kontakt me një media gjermane, e cila e ka raportuar këtë rast, ndërsa në Shqipëri nuk u shkruar asgjë. E mora këtë shkrim dhe e përktheva dhe aty mësova se çfarë kishte ndodhur’.
Nëna e 22-vjeçares kërkon ndihmë për të shpëtuar vajzën e saj dhe për këtë ka hapur dhe një llogari në GoFundMe.
’Kërkoj ndihmë për vajzën pasi ka nevojë për një ndërhyrje urgjentë në Itali, pasi është e pamundur që ky operacion të bëhet këtu-përlotet nëna