Avokatët e Durrësit do të bllokojnë gjykatat 2 ditë në shenjë proteste për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre Ilia Ilia. Ata kanë dalë me një deklaratë për shtyp për mediat ku kanë vendosur që me datë 26 dhe 27 korrik të ndërpresin të gjitha proceset gjyqësore në Durrës dhe Kavajë. Ata kërkojnë nga organet kompetente zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Dhoma e avokatisë Durres denon dhunen e perdorur ndaj avokatit Ilia Ilia, me date 19.07.2018, si dhe cdo akt dhune te ushtruar ndaj cdo personi per te ushtrimit te detyres se tij. Zbardhja e kesaj ngjarje i mbetet organeve kopetente te policise dhe prokurorisë, por nga ana jone si dhome avokatie per ngjarjen e mesiperme shprehim indinjaten tone, duke reaguar si me poshte; Me date 26 dhe 27.07.2018 te gjithe avokatet e dhomes ne shenje proteste nuk do te marrin pjese ne gjykimin e ceshtjeve penale, civile dhe administrative qe do te zhvillohen ne gjykaten e e rrethit gjyqësor Durres, ne gjykaten administrative Durres, ne gjykaten e rrethit gjyqësor Kavaje, si dhe ne gjykaten e Apelit, duke marr pjese vetem ne ceshtjet penale qe lidhen me masat e sigurimit personal. Kete vendim dhoma e avokatise Durres e mori ne mbledhjen e saj te dates 23.07.2018.

Dhoma e Avokatisë Durrës

Report Tv siguroi videon nga momenti kur u dhunua avokati Ilia Ilia në datë 13 qershor përpara Gjykatës së Durrësit. Avokati sapo kishte dalë nga një seancë gjyqësore, kur te dera e Gjykatës është kapur nga dy persona me të cilët është konfrontuar fizikisht. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe pse mori lëndime në pjesët e fytyrës.

Ilia Ilia ka qenë duke biseduar me një person tjetër, i identifikuar si Sadik Lasku, inspektor policie në Durrës, kur aty afrohet një prej dhunuesve. Pasi avokati shkëputet nga Lasku, bisedon për pak sekonda me dhunuesin, i cili më pas e godet me grusht në fytyrë. Në ndihmë të agresorit shkon edhe një person i dytë.

Inspektori i policisë, Lasku, ka tentuar t'i ndajë palët në konflikt, ndërsa dy autorët largohen me vrap. Sipas avokatit Ilia, një prej dhunuesve quhet Edmond Voga. Ilia Ilia në momentin e sulmit ishte duke shkuar drejt prokurorisë së Durrësit, pasi kishte dalë nga ambientet e Gjykatës.