Tritoli në shtëpinë e Dukës, burg për Arlen Hasanaj! Avokati: Filmimet treguan se s'ishte autori, por prokurorisë i duhet dikush në burg! Prokuroria: Prova, plaga në dorën e 34-vjeçarit nga baruti

Gjykata e Durrësit ka vendosur 'arrest me burg" ndaj Arlen Hasanaj, i cili është arrestuar si autori i vendosjes së një sasie të vogël eksplozivi në portën e jashtme të vilës së kreut të FSHF Armand Duka. Prova kryesore e organit të akuzës, përfaqësuar nga prokurorja Nadime Maliqati Kurti është një plagë në dorën e 34-vjeçarit që dyshohet se është shkaktuar nga baruti.

Por për avokati mbrojtës, Ilia Ilia ky vendim është abuziv dhe se prokuroria po mban në burg Hasanaj për interesat më të larta, pasi i duhet dikush formalisht në burg lidhur me këtë çështje. Një nga pistat e hetimit të tritolit te shtëpia e Dukës ishte edhe inskenimi i këtij të fundit për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e fundit që ai ka kryer me drejtimin e FSHF, dhe pikërisht këtë la të kuptohet edhe avokati, i cili tha se "për interesa të larta jepen vendime jo ligjore". Lidhur me plagen ne dore, avokati tha se e ka shkaktuar "me nje mjet tjeter".

Avokati përshkroi edhe njëherë me minuta nga ora 21.38 deri në orën 22.03 kur ndodhi shpërthimi se ku ishte Hasanaj, duke i vërtetuar këto me filmimet e kamerave të sigurisë të bizneseve të ndryshme, por për të prokuroria nuk i pranoi duke hedhur aludime se vepra mund të jetë krye në bashkëpunim. Avokati Ilia Ilia tha se do të apelojë vendimin.

"Që nga momenti i filmimit kur paguan faturën në qendren tregtare Megatek në 21.38 minuta, rruga e ndjekur deri në hyrje të Durrësit 22.00 ka qenë te ura e dajlanit, 22.02 hynë në rotondon kryesore të qytetit të Durrësit. 22.03 parkon te shtëpia e vetë, ndërkohë që në këtë orë është ndezur fitili te shtëpia e Dukës. Vetëm Batman e realizon këtë. Si duket ka interesa që dalin përtej interesave ligjorë, ka interes që të ketë një person që te ndiqet formalisht për këtë çështje", tha avokati.

Hasanaj u arrestua 3 ditë më parë, ndërsa ka mohuar para hetuesve që të jetë ai personi që ka vendosur eksplozivin. Ditën e shpërthimit të tritolit në shtëpinë e Dukës në lagjen nr.4 në Durrës, Hasanaj është filmuar në qendrën tregtare ‘Megateg’ ekzaktësisht në orën 21:40,  dhe në kohën që ka ndodhur shpërthimi në 22:03 në shtëpinë e Dukës, Hasanja po parkonte mjetin e tij në rrugicën përballë shtëpisë.

Arlen Hasanaj, 34-vjeçari  rezulton pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar, më konkretisht i kompanisë 'Euroshop Durrës' themeluar në korrik të 2020, me ortak Albi Lika. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti për biznesin, kjo pasi siç Report Tv mëson, kur inspektorët e Tatimeve shkuan 2 ditë më parë për kontroll  në ambientet e kompanisë së vezëve "Aiba", në pronësi të kreut të FSHF-së, Armand Duka dhe vëllait të tij deputet, Agron Duka thanë se kanë pasur denoncim nga një klient i pakënaqur, që mendohet të jetë 'Euroshop Durrës'. Pikërisht ky klient i pakënaqur dyshohet të jetë 34 vjeçari Arlen Hasanaj, i cili është edhe pronar i një dyqani vetëm 500 metra larg nga shtëpia e Dukës në Durrës, pikërisht aty ku dje vendosi lëndën plasëse.

VIDEO- Arlen Hasanaj në qendrën tregtare

 

 

Arlen Hasanaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:48
Tritoli te shtëpia e Dukës, Avokati: Prokuroria i ka filmimet e itinerarit të Hasanaj, por i duhet dikush formalisht në burg

Avokati mbrojtës i Arlen Hasanaj, Ilia Ilia akuzoi prokurorinë se dha një vendim abuziv duke mbajtur në burg 34-vjeçarin në një kohë kur kamera të ndryshme filmike të bizneseve në rrugë vërtetojnë të gjithë itinerarin dhe lëvizjet e Hasanjat gjatë çdo minute. Avokati shprehet se është e filmuar nga kamerat e bizneseve që në momentin e shpërthimit 22.03 te shtëpia e Dukës, Hasanaj ka qenë duke parkuar në shtëpinë e tij dhe se nuk mund të ishte njëkohësish në të dyja vendet. Avokati shprehet se prokuroria po aludon në mënyrë të kotë se Hasanaj mund ta ketë kryer në bashkëpunim dhe se nuk paraqet asnjë provë për këtë.

"Gjykata vendosi arrest me burg. në paraqitëm të gjitha provat e marra në mënyrë individuale që përputhen me ato të prokurorisë. Që nga momenti i filmimit kur paguan faturën në qendren tregtare në 21.38 minuta, rruga e ndjekur deri në hyrje të Durrësit 22.00 ka qenë te ura e dajlanit, 22.02 hynë në rotondon kryesore të qytetit të Durrësit. 22.03 parkon te shtëpia e vetë, ndërkohë që në këtë orë është ndezur fitili te shtëpia e Dukës. Vetëm Batman e realizon këtë. Por  ja që gjykata dha një vendim jo ligjor të radhës që po ndodh në vijimësi. Si duket ka interesa që dalin përtej interesave ligjorë. Ne kemi prova shkencore që provojnë alibinë, prokuroria hedh idenë se mund të ketë qenë në bashkëpunim dhe nuk sjellë asnjë provë, ka interes që të ketë një person që po ndiqet formalisht për këtë çështje. Do ndjekim rrugën ligjore të ankimit", tha Avokati.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lie: 29/01/2022 13:35

    Ore ky nipi ate Legenit esht Laze Hasanajt qe tremb pulat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja