Dhunimi i zyrtarit të Partisë së Lirisë, arrestohen dy policët malazezë! Abazoviç: Ka edhe një tjetër anë të medaljes, nuk respektoi radhën

MALI I ZI- Dy policë malazezë janë vënë në pranga për dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të Partisë së Lirisë, Petraq Milo në pikën kufitare të Malit të Zi, në doganën e Muriqanit. Ata janë identifikuar sNikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç, të cilët më 15 janar 2023 e nxorrën nga makina me forcë Milon dhe e dhunuan në sy të familjes.

Arrestimi i tyre erdhi pas reagimit të kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili u shpreh se janë marrë masat që në momentin e publikimit të videos nga mediat dhe se efektivët e policisë duhet të ndëshkohen në mënyrë të menjëhershme pasi kanë kaluar kompetencat e tyre.

Por përveç masave që duhen marrë për efektivët, Abazoviç tha se ka edhe një anë tjetër të medaljes, që sipas tij Petraq Milo nuk ka respektuar radhën.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.

Video e dhunimit të Petraq Milos u publikua nga mediat një muaj më parë, teksa shihet sesi efektivët dhunojnë atë dhe familjen e tij, madje i nxjerrin edhe jashtë makinës. Vetë Petraq Milo, apo Partia e Lirisë dhe autoritetet shqiptare nuk kanë reaguar për videon e publikuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
Dhuna ndaj zyrtarit të Partisë së Lirisë në doganën e Muriqanit, arrestohen 2 policë malazez

1677083059_murican780x439.jpg

Dy policët që dhunuan Petraq Milon, zyrtarin e Partisë së Lirisë në pikën kufitare të Malit të Zi janë vënë në pranga. Nikolla Boljeviç dhe Dragan Shqekiç, të cilët dyshohet se janë autorë të incidentit të ndodhur më 15 janar në pikën kufitare Sukobin – Muriqan, janë arrestuar.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GOLI: 23/02/2023 07:48

    ORE ROPT TE TERVE...PJELLE E MALLKUAR SERBI TE VERE DORE MBI SHQIPETARIN...KETE TURP DUHET VENE NE VEND ME GJAK.

    Përgjigju
  • Arben: 23/02/2023 06:43

    Eshte e vertete qe sjellja e policit nuk ishte njerezore, por drejtuesit e partise se Lirise vec njerez nuk mund te quhen. Opozita ne Shqiperi e ka hak kete trajtim jo thjesht prej nje polici malazez (qe ndodhi rastesisht) por nga kushdo. Ata qe bene 21 janarin nuk meritojne asnje respekt.

    Përgjigju
  • Iris: 23/02/2023 02:59

    Shqipot gjithemone te paduruar kane qene dhe kane bere historikisht shkelje te tilla.Sa e sa raste brenda e jashte vendit!Jo qe nuk durojne e shkelin rradhen,por dhe kur e bejne nje gje te tille nuk marrin leje,se mund te gjendet nje i njerezishem qe dhe mund t'i lejoje te shkelin rradhen! Dhe pastaj vuajne pasojat.

    Përgjigju
  • Arbëror fisqiri: 22/02/2023 22:08

    O Arbëri ( Arbëror) fytyrpordha. Ngele duke thithur Shqupistat. O vemje

    Përgjigju
  • Rradha: 22/02/2023 21:01

    Kush nuk respekton rradhën bllokim mjeti dhe gjobe por jo konflikt policor

    Përgjigju
  • Kdo: 22/02/2023 20:47

    Mir jua bejn qe shkoni andej me pushime. Malazezi,greku,maqedonasi.nuk na duan dhe ju me vrap per pushime andej.mir jua bejn.

    Përgjigju
  • jari: 22/02/2023 18:56

    kur ta shihni ne shqiperi kete abazovicin,,peshtyjeni ne fytyre.....

    Përgjigju
    • Lirie: 23/02/2023 02:28

      Abazoviqi i arsyetoi më një fjalë..Se gjoja nuk e priti rradhën. Abazoviqi i themi:çdo kund janë populli si prijsat sepse ata i zgjodhën, rrugaçët zyrtarë prijnë,edhe nëse kalue radhën pason dënimi e jo shqelmimi.Edhe Abazoviqi,rrugaç!

  • dori: 22/02/2023 18:55

    ore abazovic,,mor legen ,,cfare je ti shqiptar apo serb,,,,kur te vije ky legen ne shqiperi gjuajeni me veze ,,domate,,edhe m...t ,,,,..kurse kur te hyjne malazeze ne ate pike kufitare te rrihen vendce nga popullsia lokale atje....

    Përgjigju
  • Dori: 22/02/2023 18:29

    Nese nuk respekton rradhen gjobitet ose arrestohet por jo te rrihet tjetri.Sa plera ka qe nuk respektojn rradhen dhe askush nuk i prek se njihen me policet

    Përgjigju
  • Alb: 22/02/2023 18:00

    E çfarë do të thotë kjo, z. Abaoviç? Që për çdo shkelje që bën qytetari, policia duhet të ushtrojë dhunë? Nuk kam parë asnjë kod penal, rrugor e ku di unë çfarë ligji dhe neni tjetër që mund të ekzistojë, që për një shkelje, duhet ushtruar dhunë? Vetëm në raste ekstreme, kur qytetari bëhet i dhunshëm, je i detyruar ta neutralizosh, qoftë edhe me përdorimin e forcës. Nuk pashë ndonjë reagim të tillë në video. Pavarësisht se i kujt krahu politik është në Shqipëri zotëria në fjalë, në momentin që zotëron një pasaportë shqiptare, shteti ynë duhet të ndërhyjë menjëherë. Liri popullit, vdekje të korruptuarve!

    Përgjigju
  • Populli: 22/02/2023 17:33

    Ktheje mbrapsh por mos e lluno..

    Përgjigju
  • drago: 22/02/2023 17:33

    Sjellja e keti se qe u fut pa radhe ishte skandaloze sepse kujton se eshte ne Shwiperi ku ben ligjin prandaj drurin e ka hak.

    Përgjigju
  • Adi: 22/02/2023 17:05

    Kjo nuk duhet toleruar më? Boll ka tallur Europa trapin me Shqiptarët. Ky incident me Malin e zi që tallet dhe dhunon Shqiptarët e Shqipërisë në kufij pa asnje shkak duhet dënuar tani që mos të përsëritet më.Të ekstradohet polici dhe ti "pritet dora" në mes të Tiranës që të bëhet shembull për tërë Europën.

    Përgjigju
    • Thoma: 22/02/2023 19:11

      O zogu je pl ti .te respektoj radhen si cdo njeri tjeter .Mir ja kan ber .pse mo shoku vendos ti njeri tjeter. Me te mire se vetja ? Ta zem ti je ne radh ne dogan ,vjen nje karagjoz se ka nje makin me te mire e ka CA lek me shum se ti e te iki pa radhe ? Perse o adi ,ti je budalliqe ai esht I menceur .kur shqiptaret te zgjohen e mbi veten e tyre te mos vendosin asnje germalle ,ateher do e vendosim drejtesin ne

  • Gjergj: 22/02/2023 16:16

    Nèse Milua paska tentuar tè hyjè pa radhè siç thotè kryeministri Abazi, le tè nxjerrè pamjet e kamerave tè doganès qè filmojnè gjithçka. Nèse verifikohet, atèherè le tè puthet Milua me veten pastaj. Problemi tjetèr qè i del malazezève, edhe nèse kjo verifikohet, mbetet sjellja kafshèrore e policit. Skena tè tilla, sheh vetèm nè kufijtè me shqiptarèt.

    Përgjigju
  • Tirana: 22/02/2023 15:51

    O Milo. Nese ke dashur te kalosh pa radhe, vete je ngateruar me hundleshin. Kujton se je ne Shqiperi e mund te privilegjohesh si mik i Sales. Provoje prap te kalosh pa radhe, se cdo polic jo shqiptar prej ZVERKU DO TE NXJERI NGA MAKINA.

    Përgjigju
    • Turi: 22/02/2023 20:04

      O Arbëri o vemje. Kur flet ti per lepirje qe ngele posht tavolines se Salehut e Mulit. Vemje si ty bejne thjesht hije mbi toke e konsumojne oksigjenin kot. Zorraxhi

    • Arbëri: 22/02/2023 18:30

      Ikni o bythë lëpirës të serborusis Dritan e Edvin shkjaut shqipfolës

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë