Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve në protestën e zhvilluar dje në Zvërnec ku një grup rojesh private të ‘Major Security’ tërhoqën zvarrë një qytetar, i cili ishte pa ndjenja pasi u qëllua me grusht.
Reagimi i Berishës vjen dy ditë pas protestës së zhvilluar në Zvërnes ku qytetarët u përballën me dhunën e një grupi rojesh private të maskuar, të cilët i dhunuan, i qëlluan me gurë si dhe hodhën në drejtim të tyre spray me piper.
“Së pari, në qoftë se është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj atë. Ai ishte rrëmbim, në duart e policisë, dhe e dënoj atë si një akt të shëmtuar të policisë së shtetit. Së dyti, Partia Demokratike është parti që mbështet fuqimisht investimet e huaja. Ligji thotë këtë: në rast se qeveria miraton një projekt të një investitori të huaj, i cili është bazuar në dokumente origjinale shtetërore pronësie, kadastre, dokumente origjinale, çdo problem që lind pas miratimit të qeverisë, qeveria i përgjigjet palës me çmimin e tregut.
Dhe në qoftë se ty pronar, të kanë shkelur të drejtën e pronës dhe janë firmosur dokumente mbi të, përgjegjësia është e shtetit. Dhe ai që ka bërë këtë do mbajë përgjegjësi dhe shteti do të përgjigjet ty me vlerë tregu. Është ligji që detyron shtetin me vlerë tregu. Ne jemi shumë respektues për çështjen e pronësisë, por jemi mbështetës absolut të investimeve të huaja dhe gjatë periudhës tonë ju nuk keni parë pronar të protestojë ndaj një protestuesi të huaj se po më rrëmben tokën”, tha Berisha.
Gjatë fundjavës, qytetarët kanë protestuar për ndërtimet në Zvërnec dhe janë përballur me dhunë nga policia private. Kjo e fundit ka goditur me grusht një nga protestuesit, i ka qëlluar me gurë e objekte dhe ka përdorur spray me piper ndaj tyre si dhe punonjësve të Policisë së Vlorës.
Pas ngjarjes, u arrestua njëri nga rojet private të sigurisë dhe nisi hetimi për dy të tjerë, ndërsa kryepolici Hita urdhëroi të hetohej zinxhiri komandues i Policisë së Vlorës. Gjithashtu sot, kompanive "Mayor Security" dhe "Myrto Security" u është hequr licenca për ushtrimin e aktivitetit.
Komente










Fole ti kriminel qe vrave mu ne mes te bulevardit?
PërgjigjuKush flet ky i 97
Përgjigju