Dhunimi i vajzës 3-vjeçare në kopshtin privat ‘Stinët’, protestë në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar pasditen e kësaj të enjte, përballë Ministrisë së Arsimit, pasi një edukatore rrahu një 3-vjeçare në një kopësht privat në Tiranë.

“Mos m’i prek fëmijët”, “Mos përfito nga fakti që unë nuk mbrohem dot”, “Ky nuk është sistem i Arsimit, por sistem i krimit”, ishin disa nga pankartat që qytetarët mbajnë në duar, e ndërsa njëzëri thërrasin “ndalni dhunën”.

Qytetarët kanë dalë në protestë ku kërkojnë drejtësi. Ato kanë kërkuar më shumë siguri për fëmijët e tyre në kopshtet dhe çerdhet private, si edhe punonjës të kualifikuar në institucionet shtetërore. Pas Ministrisë së Arsimit, janë drejtuar drejt Ministrisë së Brendshme. 

‘Jemi për të kërkuar drejtësi për të funksionuar institucionet si duhet. Nuk do të heshtim kurrë për fëmijët tanë. Do të ngremë zërin dhe do të protestojmë për fëmijët tonë.’- tha një qytetar.

‘Të parandalohen rastet si këto. Të jetë prezenca e një psikologu në kopësht.’- u shpreh një qytetare.

Pak minuta pas mbylljes së protestës, ministri i Brendshëm Taulant Balla, tha se po bëhen verifikime lidhur me vonesën e veprimeve nga punonjësit e policisë për 3-vjeçaren e dhunuar.

“Janë bërë të gjitha verifikimet që lidhen me hetimet që duhet të kishte bërë në kohë policia e shtetit ndaj kemi ngritur një akuzë ndaj dy punonjësve të policisë së shtetit, tani është momenti të lëmë drejtësinë të bëjë detyrën e vetë”- tha Balla.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka arrestuar edukatoren. Ndaj 48-vjeçares rëndon akuza për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturit".

Dehima punonte si edukatore dhe pas denoncimit të prindërve në një emision investigativ u vu re se ka keqtrajtuar një të mitur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Dhunimi i 3-vjeçares, Eliona Pitarka e përlotur: Si ka mundësi në mes të Tiranës një kopsht i palicensuar

 

Aktorja Eliona Pitarka ka reaguar e indinjuar ditën e sotme në protestën kundër dhunimit të 3-vjeçares nga edukatorja. Aktorja, e cila kishte marrë me vete fëmijët, ka shpërthyer në lot nga ngjarja e rëndë.

‘Arsyeja se pse këtë protestë e nisëm nga ministria e Arsimit është për faktin se duam ti bëjmë fillimisht pyetjen më të rëndësishme si ka mundësi që është një kopësht i palicensuar në mes të Tiranës. Kjo është e patolerushme! Kjo është kërkesa që unë I bëj sepse hapi I parë I problemit që na hapet para nesh në mënyrë

Të kontrollohet kopsht për kopsht, çerdhe për çerdhe private. Janë duke punësuar njerëz të paaftë të palicensuar dhe njerëz që nuk kanë kualifikimin e duhur për të edukuar fëmijët tanë ata nuk e meritojnë emrin edukatorët tanë. Duam padiskutim drejtësi dhe ju bëj thirrje që pas ministrisë së arsimit.’- tha Eliona Pitarka.

Ora 20:38
Protesta kundër dhunës së edukatores ndaj fëmijës, ministri i Brendshëm: Mosreagimi i policisë në kohë, bashkëpunim me dhunuesit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se punonjësit e policisë të Komisariatit Nr.1 që nuk kanë kryer plotësisht detyrën për rastin e dhunës në kopsht ndaj vajzës 3-vjeçare janë akuzuar për shpërdorim detyre.

Dekleratat Balla i beri pas protestës së prindërve në Tiranë, ndërsa theksoi se çdo lloj forme e mosreagimit në kohë për ngjarje të tilla, është bashkëpunim me dhunuesit.

Ministri Taulant Balla: Policia sapo ka zbatuar një urdhër të Prokurorisë për ndalimin e edukatores…

Që është disi i vonuar duhet të themi apo jo sepse ngjarja ka ndodhur në datë 1.

Ministri Taulant Balla: Vendimet e drejtësisë unë nuk i komentoj asnjëherë. Ndërkohë që veprimet e tjera të Policisë së Shtetit, besoj që jeni njohur. Kolegu juaj gazetar Saimir Kodra ka komunikuar drejtpërsëdrejti me mua që nga momenti i parë, që nga ai moment janë bërë të gjitha verifikimet që lidhen me hetimet që duhet të kishte bërë në kohë Policia e Shtetit, dhe prandaj ne kemi ngritur një akuzë për shpërdorim detyre ndaj dy punonjësve të Policisë së Shtetit. Dhe ky është rasti për të kujtuar se çdo lloj forme mosreagimi në kohë është një bashkëpunim me dhunuesit. Dhe prandaj edhe në rastin e vajzës në Vlorë, përsëri reagimi i ministrit të Brendshëm dhe i agjencive të tjera ligjzbatuese ka qenë dënues për rastin e dy punonjësve të policisë, të cilët nuk bënë akt-ekspertimin në kohë për vajzën, kështu që procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit vijon. Të jeni të sigurt që unë ndjek më vëmendje çdo rast, nuk pata mundësi t’i takoja protestuesit për shkak se u larguan më shpejt se sa duhet…

Faktikisht nuk u larguan më shpejt se sa duhet, sepse prindërit dhe qytetarët e Tiranës protestuan për rreth 2 orë.

Ministri Taulant Balla: Nuk është korrekte kjo nga ana juaj e vërteta është që unë këtu zbrita dhe ju gjeta vetëm ju. Por ajo që ka rëndësi, mendoj që është mesazhi, është që tani është momenti të lemë drejtësinë të bëjë detyrën e vetë. Ndaj drejtësisë besoj që kemi të gjithë këtë besim. Drejtësia e re që ka lindur tashmë mbi ato gërmadhat e drejtësisë së vjetër po jep shenja të duhura.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Me Varje!: 09/11/2023 18:27

    Jo me dhjetra, por me mijra e me miliona DUHET që të protestojmë... I gjithë populli të ngrihet në këmbë e ti linçojë e ti vari në pemën më të afërt (aty përballë kopështit ku bënë krimin), kriminelet e ndyra e injorante që i ka ardhë dita e bëjnë si të duan... Ndyrësirat e shpifura...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja