Disa persona janë shoqëruar nga policia e dhe po merren në pyetje, një ditë pas dhunimit me leva të kancelarit të gjykatës së Elbasanit. Ledio Sulkuqi u godit mbrëmjen e djeshme disa herë me levë në trup, duke marrë plagë të rënda, ndërsa mësohet se ka deklaruar se nuk i njeh personat që e dhunuan.
Ngjarja e rëndë ndodhi Sulkuqi ishte çuar nga një bar-kafe dhe i vetëm i ishte drejtuar lagjes Muzeale të Kalasë së Elbasanit.
Ky dhunim i zyrtarit ndodhi vetëm 150 metra larg Drejtorisë së Policisë të Elbasanit. Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm në rrugë, të cilët njoftuan policinë për ngjarjen, ndërsa Sulkuqi është dërguar në spital për marrjen mjekimit dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve. Deri më tani nuk dihen arsyet se përse është dhunuar Sulkuqi, nëse kjo lidhet me funksionin e tij apo me ndonjë konflikt personal. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.