ELBASAN- Persona të paidentifikuar kanë dhunuar me leva dhe mjete të forta kancelarin e gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi. Ai është goditur disa herë me levë në trup, duke marrë plagë të rënda, ndërsa në rrugë dallohen qartë edhe njollat e gjakut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sapo ai ishte çuar nga një bar-kafe dhe i vetëm i ishte drejtuar lagjes Muzeale të Kalasë së Elbasanit.

Ky dhunim i zyrtarit ka ndodhur vetëm 150 metra larg Drejtorisë së Policisë të Elbasanit. Fakti që drejtoria e policisë ka qenë tepër afër, nuk i ka trembur autorët që të rrahin barbarisht Sulkuqin. 

Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm në rrugë, të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen.  Sulkuqi është dërguar në spital për marrjen mjekimit dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Deri më tani nuk dihen arsyet se përse është dhunuar Sulkuqi, nëse kjo lidhet me funksionin e tij apo me ndonjë konflikt personal. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.

1649655215_1649624859lediiooo.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:08
U dhunua me leva, ja kush është kancelari i gjykatës së Elbasanit

1649624859_lediiooo.jpg

Ledio Sulkuqi

Report Tv ka siguruar foton e kancelarit të gjykatës së Elbasanit Ledio Sulkuqi.

Ora 22:36
Dhunohet me leva kancelari i gjykatës së Elbasanit, video nga rrugët e lyera me gjak

Report Tv ka qenë në vendin e ngjarjes ku është dhunuar me leva kancelari i gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi. Nga pamjet dallohet rrugët e lyera me njolla gjaku nga dhunimi i Sulkuqit.