Dhunohen varret e dëshmorëve në
Pogradec, nuk dihen autorët e aktit

10 varre të dëshmorëve të atdheut të Luftës Nacional Çlirimtare në qytetin e Pogradecit kanë rënë preh e dhunimit nga persona ende të paidentifikuar.

Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se varreve u janë thyer kapakët dhe u janë marrë suveniret që familjarët e dëshmorëve kishin vendosur mbi to.

Menjëherë pas denoncimit nga ana e Komitetit të Veteranëve policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për këtë ngjarje.

Ja komunikata e policisë
Më datë 27.05.2016, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Dhunimi i varreve” parashikuar nga neni 118 i Kodit Penal, pasi më datë 26.05.2016, gjatë natës persona të paidentifikuar, kanë dëmtuar duke thyer pjesërisht kapakët e 10 (dhjetë) varreve të Dëshmorëve të LA


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë

New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë