Varreza publike e Suelasit në Berat ka rënë pre e vjedhjeve të vazhdueshme. Varreza është pa mur rrethues, dhe siç tregon roja hajdutët shkojnë natën dhe vjedhin vazot e bronzit.

‘Janë pa bukë e kanë bërë nga e keqj. Policia duhet të veprojë.’- u shpreh Polizoi Tavanxhiu, roja i varrezave.

Ai kërkon që policia të gjejë dhe arrestojë dhunuesit e varreve duke dhënë informacion se sendet e vjedhura shiten në pikat e skrapit.

‘Natën edhe ditën, shkojnë i shesin në Elbasan.’- tha roja.

Qytetarët shprehen se të shqetësuar pasi prej vitesh nuk merren masa nga bashkia dhe policia.

"Fenomen vjedhjeve është shtuar së tepërmi në varreza dhe thuajse kudo,në çdo varr. Policia duhet ti mbrojë. Eshtë e turpshme".- thanë qytetarët.

Kodi penal parashikon dënimin deri në 5 vite burg për dhunim të varreze.