Një grabitje me dhunë ka ndodhur në Vranisht të Vlorës, ku një 70-vjeçar është grabitur dhe dhunuar nga dy hajdutë.
Nase Habilaj, 70 vjeç ka qenë në banesën e tij, kur dy persona të dyshuar se kanë qenë të armatosur kanë shkuar për t’a grabitur.
70-vjeçari është dhunuar fizikisht, ndërkohë që hajdutët i kanë marrë një makinë tip Volsvagen Golf. Sinjalizimi është bërë nga fqinjët e tij, të cilët e kanë gjetur të lidhur dhe kanë marrë policinë në telefon.
I moshuari jetonte vetëm, pasi fëmijët e tij e tij jetojnë në Itali.
Nuk dihen ende të dhëna për grabitësit, por mësohet se i moshuari nuk kishte bërë denoncim në polici. Policia është duke shkuar në vendngjarje.