Dhunohet fizikisht gazetari Valon Syla (VIDEO)

Gazetari kosovar, Valon Syla, është dhunuar fizikisht në afërsi të lagjes “Pejton” në Prishtinë në rrugën “Robert Doll” Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh emigrantëve kosovarë jashtë vendit të cilët janë kthyer në Kosovë për festat e fundvitit. Sulmin fizik ndaj tij e ka konfirmuar edhe vetë gazetari Syla për mediat vendase.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku thanë se kanë arritur në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, tha Ahmeti.

Syla, para disa ditësh ka lëshuar dy reagime të njëpasnjëshme lidhur me çështjen në fjalë, teksa ka thënë se rregullimi ekonomik vjen me krijimin e punësimit, jo nga paratë emigrantëve.

“Ngoni gërrnaça. Me pas efekt ekonomik, duheni me kriju punësim. Për ka 200 euro që ja u leni plakave bashkë me korona-virus, kurrfarë efekti ekonomik s’është”, ka shkruar Valon Syla në ‘Facebook’.

“A e dini se 1 njeri me majt në Kosovë kushton minimumi 320 euro për muaj, ose 3840 euro në vjet. Kosova i ka 1.7 milionë banorë, për me majtë Kosovën duhen 6.5 miliardë e 280 milionë euro. Nga ju vinë vetëm rreth 400 milionë remitenca, tjerat bleni banesa, konsumoni e tjerë, që i afrohen 900 milionëshit. Pra nja 5.5 miliardë i prodhojmë e i harxhojmë ne këtu, na që s’jemi diasporë. Paratë e juaja janë konsum ma i vogël se kosovarët që së bashku i harxhojnë në Shqipëri çdo verë, përafërsisht 3 miliardë euro. Kush si përmend se marre është”, ka shtuar tutje ai në reagimin e parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:51
Emigranti që sulmoi Valon Sylën është vëllai i ish-zv.ministrit të PDK-së

Bashkim Jupa me prejardhje nga Gjakova por me vendbanim në Zvicër, dyshohet është personi që sulmoi sot në Prishtinë gazetarin Valon Syla. I dyshuari është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe ish-zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

Sulmin e ka dënuar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe shumë figura të njohura publike

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë