Një avokat në Fier është dhunuar me sende të forta nga një 34 vjeçar për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 nëntori” rreth orës 15:40 të ditës së sotme.

Ergys Selmani, 50 vjeç është dhunuar nga i riu i identifikuar si D.Sh. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.