Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar në Vlorë. Aktualisht Cakrani ndodhet në Spitalin e Vlorës duke marrë ndihmë mjekësore i shtruar në repartin e kirurgjisë.

Sipas burimeve për Report Tv, Cakrani është konfliktuar me persona të tjerë në një pikë karburanti për një derë automjeti të lënë të hapur. 

Nga spitali, avokati i ish-presidentit Meta thotë se 2 të rinj e provokuan fillimisht dhe më pas e goditën nga pas me mjet prerës, pa asnjë shkak të rastit. Gjithashtu, ai mohon të ketë konflikte të mbartura.

“Më kanë dhunuar 2 të rinj që nuk i njihja. S’e kam idenë përse. Më provokuan, pasi më provokuan, më goditën. Nuk mund të them gjë më shumë se nuk e di çfarë ka ndodhur. Para 2 orësh, 1 orë e sa, në hyrje të qytetit, po hidhja karburant në një pikë karburanti. Ata erdhën aty, pasi më provokuan, dolën nga makina, dikush erdhi nga pas më goditi me mjet prerës, nuk e di me çfarë. Kjo ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, nuk e kam idenë dhe nuk mund të them tani arsyet. Por ishte një provokim për të cilën më vonë dlo ta shikojmë se ça ka ndodhur. Nuk i njihja, ishin djem të rinj, rreth të tridhjetave. Kam 4-5 dëmtime në kokë. S’jam mirë, kam dhimbje koke”,- tha Cakrani

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe Policia, e cila përmes një njoftimi bën të ditur se Cakrani është dhunuar nga dy persona dhe ngjarja ka ndodhur në Rrugën Transballkanike.

Policia raporton se ka identifikuar automjetin me të cilin janë larguar dy shtetasit, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak-Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:36
‘Më goditën me mjet prerës pas koke’, avokati Cakrani nga spitali: Ishin 2 djem të rinj, gjithçka ndodhi shumë shpejt (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani ka sqaruar për mediat se si u dhunua nga 2 të rinj në një pikë karburanti në hyrje të qytetit të Vlorës. Avokati i ish-presidentit Ilir Meta thotë se 2 të rinj e provokuan fillimisht dhe më pas e goditën nga pas me mjet prerës, pa asnjë shkak të rastit. Gjithashtu, ai mohon të ketë konflikte të mbartura.

“Më kanë dhunuar 2 të rinj që nuk i njihja. S’e kam idenë përse. Më provokuan, pasi më provokuan, më goditën. Nuk mund të them gjë më shumë se nuk e di çfarë ka ndodhur. Para 2 orësh, 1 orë e sa, në hyrje të qytetit, po hidhja karburant në një pikë karburanti. Ata erdhën aty, pasi më provokuan, dolën nga makina, dikush erdhi nga pas më goditi me mjet prerës, nuk e di me çfarë. Kjo ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, nuk e kam idenë dhe nuk mund të them tani arsyet. Por ishte një provokim për të cilën më vonë dlo ta shikojmë se ça ka ndodhur. Nuk i njihja, ishin djem të rinj, rreth të tridhjetave. Kam 4-5 dëmtime në kokë. S’jam mirë, kam dhimbje koke”,- tha Cakrani

Ora 14:57
U dhunua në një pikë karburanti, dalin pamjet e avokatit të Metës i shtruar në spital (VIDEO)

 

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar në Vlorë. Aktualisht Cakrani ndodhet në Spitalin e Vlorës duke marrë ndihmë mjekësore i shtruar në repartin e kirurgjisë.