Një oficeri i Policisë Rrugore është dhunuar nga dy të rinj në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Brigada e 8” ku A.K 32-vjec dhe F.I 28 vjeç kanë shtyrë dhe kanë qëlluar Policin e Rrugores.

Ata e kundërshtonin atë për shkak të një gjobe që oficeri i policisë po vendoste.

E gjithë ngjarja po filmohej nga kamera në trupin e Policit, ndërkohë që kur dy të rinjtë e kanë kuptuar, i kanë prishur edhe kamerën.

Ka qënë një tjetër patrullë e cila ka parë ngjarjen dhe ka arrestuar në flagrancë dy të rinj.

Ata akuzohen për kundërshtim të punonjësit të Policisë dhe shkatërrim të pronës, vepra penale që parashikojnë dënime me gjobë deri në 3 vite burg.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com