Dhunohet varret hebraike
SHBA: Te gjenden autorët 

Dhunohet varret hebraike<br />SHBA: Te gjenden autorët 
PRISHTINE- Ambasada amerikane në Prishtinë, dënon përdhosjen e varrezave hebraike në Prishtinë duke u bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të kryejnë hetime të hollësishme dhe të vënë para drejtësisë përgjegjësit e incidentit në varrezat hebraike në Prishtinë, ku kishin vizatuar kryqin e thyer nazist mbi to.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon fuqimisht përdhosjen e varrezave hebraike në lagjen Velania të Prishtinës. Kjo vepër e urrejtjes përbën fyerje jo vetëm ndaj familjeve të të varrosurve aty dhe ndaj komunitetit hebraik në Kosovë dhe përtej, por po ashtu është fyerje ndaj shtetit dhe shoqërisë shumetnike kosovare. Kjo është një vepër e përbuzjes së normave më themelore të tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit dhe nuk mund të tolerohet”, thuhet në deklaratwn pwr shtyp të ambasadës.

Kohëve të fundit, vijon komunikata, “studentët e Universitetit Amerikan kanë marrë pjesë në një projekt të restaurimit të varrezave dhe ne e shohim këtë vepër të përdhosjes së varrezave si sulm ndaj veprës së tyre të miqësisë dhe vullnetarizmit”.

Ambasada në reagimin e saj e vlerëson inicidentin “si sulm ndaj veprës së tyre të miqësisë dhe vullnetarizmit”. Nuk është dhënë ende ndonjë hollësi nga organet e rendit lidhur me këtë incident

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën