TIRANE-Dhunohet zyra e AK në Kombinat të Tiranës. Në një njoftim për mediat AK ka bërë të ditur se rreth orës 4 30 të mëngjesit të sotëm është thyer dhe dhunuar zyra e kësaj partie në njësinë numër 6 në Tiranë. Në njoftim theksohet gjithashtu se është vjedhur database e anëtarëve dhe simpatizantëve të AK në këtë njësi.
Në reagimin e saj pas ngjarje, AK e cilëson politik motivin e ngjarjes, ndërsa thekson se nuk do trembemi nga presioni politik dhe se misioni ynë është më i madh se ai i rivalëve politikë. Sipas AK ngjarja vjen dy ditë pasi kjo parti zhvilloi aktivin e saj në këtë njësi, që u shoqërua më antarësimin e një numri të madh banorësh të Kombinatit. Ndërkaq uniformat blu të komisariatit numër 6 në Tiranë kanë nisur hetimet për ngjarjen.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com