VLORE-Një 33-vjeçar me inicialet N.D. nga Fieri është arrestuar pasi ushtronte dhunë verbale ndaj bashkëjetueses së tij duke e nxitur që të kryente vetëvrasje. Gjithashtu, sipas policisë ai ka tentuar që të ngacmojë seksualisht vajzën e saj.

Arrestimi është bërë ditën e djeshme në banesën e bashkëjetueses në lagjen “Osman Haxhiu” në qytetin e Vlorës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" dhe "Ngacmimi seksual".