Dhunë, aksidente dhe qarkullim pa leje drejtimi janë disa nga veprat penale për të cilat policia Tiranës vuri në pranga 5 persona.
Në mes të të arrestuarve një 38-vjeçar me iniciale K.K, është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ndërsa një 34-vjeçar me iniciale K.K, është ndaluar nga blutë e Tiranës pasi për të ishte caktuar masa e sigurisë arrest në burg, pas ky i fundit akuzohet për fshehjen e të ardhurave.
Gjithashtu një 27-vjeçar është kapur teksa drejtonte automjetin në efektin e alkoolit, për pasojë ai ka përplasur dy automjete të tjera, me pasoja vetëm dëme materiale.Për këtë shkak shoferi i ri me iniciale E.C është vënë menjëherë në pranga.
Ndërsa 2 të tjerë, S. P., 22 vjeçe dhe Sh. S., 53 vjeç u kapën duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;