DURRËS- Një krim në familje është parandaluar nga policia mëngjesin e sotëm. Një 45-vjeçar i identifikuar si E.Ll u vu në pranga pasi u kap duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe kishte armë zjarri, duke rrezikuar kështu jetën e bashkëshortes së tij.
Ngjarja u regjistrua në lagjen Nr.18 në Durrës, ndërsa mësohet se u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe 1 thikë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”.
Hajde kercenim gruas hajde, me pistolete " Desert Eagle " kaliber 50. Me kete vret ariun jo njeriun.. njerez te pa ndreqshem! Kto duhen shtruar ne psikiatrik, se ska mundsi te jene njerez! Vetem si vlere ben 10 mije euro kjo ne treg te zi dhe nuk gjendet aspak lehte!
Përgjigju