Vlorë- Policia e Vlorës ka arrestuar një 48 vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike mbi bashkëshorten në sy të fëmijëve.
Arrestimi i shtetasit Lavdërim.V., është bërë në banesën e tij në Vlorë pas denoncimit të shtetases A.V., 32 vjeçe.
Njoftimi i plotë:
Vlorë
Dhunoi bashkëshorten psikologjikisht dhe fizikisht, arrestohet nga Policia.
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin e rasteve të dhunës në familje dhe parandalimin e ngjarjeve të cilat mund të përshkallëzohen edhe me pasoja të rënda, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Lavdërim.V., 48 vjeç, banues në Vlorë.
U krye arrestimi i tij pasi në banesë ka dhunuar psikologjikisht e fizikisht në mënyrë të përsëritur si dhe në prani të fëmijëve, bashkëshorten e tij shtetasen A.V., 32 vjeçe.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Dhunë në familje, në mënyrë të përsëritur, në prani të fëmijëve'', parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.