Grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu në Fushë-Krujë, gjykata lë pa hekurave njërin prej autorëve Saimir Kuçi, me precedent në vjedhjen e bizneseve në vend

Gjykata e Krujës ka vendosur sot masën ‘arrest me burg’ për Saimir Kuçin, i cili është një nga autorët e dyshuar për grabitjen dhe dhunuesit e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë Krujës. Prokurori i çështjes Olgert Rumnici kërkoi masën “arrest me burg” që u pranua nga gjyqtarja e Krujës, Alma Kolgjoka. Madje gjykata vlerësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Saimir Kuçit, i cili u arrestua në shtëpinë e tij.

Sajmir Kuçi së bashku Artan Prengën, i cili dyshohet se është koka e bandës së grupit të vjedhjes, dhe 5 të tjerë dyshohet se janë të përfshirë në grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangun natën e më 24 tetor 2021 në shtëpinë e tij. Pas hekurave aktualisht ndodhet vetëm Saimir Kuçi, ndërsa atë tjerat janë ende në kërkim.

Saimir Kuçi  është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit. Kuçi ishte pjesë e grupit të vjedhjeve pasi ndaj tij dhe 4 anëtarëve të tjerë të grupit janë faktuar 11 grabitje në Tiranë, Durrës, Kavajë, Laç, Lezhë dhe Berat nën kërcënimin e armëve gjatë viteve 2017-2018, ku mendohet se ka grabitur një shumë deri në 650 milion lekë.

Më 24 tetor pak pas mesnate në Nikël të Fushë Krujës, persona të maskuar janë futur brenda banesës së biznesmenit për të grabitur  ku kanë dhunuar edhe Nazmi Çangun dhe terrorizuar familjen e tij. Pas dhunës së ushtruar autorët kanë vjedhur para kesh dhe sende me vlerë që kapin shifrën e mbi 100 mijë eurove.

Report Tv ka siguruar videon nga grabitja me armë në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu, ku dallohet një nga grabitësit i veshur me të zeza që i afrohet banesë dhe kërkon të hape portën. Biznesmeni njihej në zonë si një person që jepte para me fajde dhe pikërisht për këtë, policia ka si pistë hetimi lidhjet me ndonjë konflikt borxhi që ka pasur në të shkuarën.

 

 Saimir Kuçi

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 10/11/2021 14:17

    Po cfare biznesmeni eshte ky! Fajdexhi dhe kriminel. Me kujdes gazetaret se po e beni hero. Ai ne fakt eshte viktime e puneve te veta dhe ia kane bere sic ky ia bente te tjereve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat