SHKODËR-Një 41-vjeçar është arrestuar për dhunë në familje. I arrestuari është K. Z. 41 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”. Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas kanosi me thikë gruan me inicialet F. Z. 38-vjeçe.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën ka kanosur bashkëshorten. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Komento
Shuma to ngritet ne shumen 250 mije leke
Përgjigju