Një vajzë e re nga Ukraina është përballur me një ngjarje të rëndë në Shqipëri. 21-vjeçarja V. H., banuese në Ukrainë ka kaluar orë paniku, teksa është dhunuar dhe mbajtur peng për orë të tëra nga një durrsak.
Bëhet fjalë për shtetasin Almarjo Xhebexhia, 24 vjeç, i cili është arrestuar nga Policia e Durrësit. 24-vjeçari ka dhunuar fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime të rënda vajzës ukrainase, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në një dhomë hoteli.
Ka qenë një telefonatë në sallën qendrore të policisë, që ka njoftuar se në hotelin në afërsi të Shkëmbit të Kavajës një person po dhunon një femër. Në vendngjarje ka shkuar grupi i gatshëm, i cili arrestoi në flagrancë dhunuesin.
/Shqiptarja.com

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Heqja e paligjshme e lirisë" dhe" Plagosja e rëndë me dashje" parashikuar në nenet 110/2 dhe 88/1 të Kodit Penal.
d.c./shqiptarja.com